Me gjasë arritja e objektivave, teksa po vjen fundi i fazës së tretë të kampionatit bën që te gjitha skuadrat të japin më të mirën e tyre në fushë.

Lojtarët janë në formë dhe kjo shihet në formacionin më të mirë të javës që përbëhet nga futbollistë të ekipeve të ndryshme duke mos patur dominim të vetëm një skuadre. Nisur nga porta, më i miri për ndeshjet e Javës së 23 ishte Marco Alia i Skënderbeut.

Në repartin e mbrojtjes rreshtohet katërshja Fangaj i Egnatias, David Domgjoni i Partizanit, Stojanovic i Vllaznisë dhe Musta i Elbasanit. Tre mesfushorët më të dalluar të Javës së 23-të janë Bibo i Laçit, Goudiaby i Dinamos dhe Lushkja i Egnatias.

Vijon të jetë qendërsulmuesi më i mirë Bekim Balaj, i cili shënnoi me penallti ndaj Teutës në transferttë. Shkodrani arrin në kuotën e 14 golave. Nga krahët ka shokun e tij të skuadrës, Dodaj, ndërsa nga ana tjetër, Rashicën e Skënderbeut. Trajneri i javës është përzgjedhur Thomas Brdarić i Vllaznisë.

Tv Klan