Në Qarkun e Korçës po humbin jetë me shumë shtetas sesa po lindin. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tre muajt e fundit të vitit që lamë pas Korça është qarku me shtesën natyrore më të ulët, me 211 vdekje më shumë se sa lindje.

Pas Korçës renditen edhe 4 qarqe të tjera me shtesë natyrore negative. Konkretisht Vlora, Berati, Gjirokastra dhe Fieri.

Ndërsa 7 qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë. Qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 799 lindje më shumë sesa vdekje.

Kryeqyteti ndiqet nga Durrësi, Kukësi, Dibra, Lezha, Elbasani dhe Shkodra.

Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e katërt 2024 rezulton pozitive, duke regjistruar 652 lindje më shumë se sa vdekje.

Konkretisht numri i lindjeve për tremujorin e katërt 2024 është 5.605, duke shënuar një rënie me 10%, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.

Megjithatë në tremujorin e katërt 2024, të gjitha qarqet e vendit shënojnë ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me  tremujorin e katërt 2023.

Tv Klan