Në pushim të ndeshjes mes Boca Juniors dhe Gimnasia e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Argjentinës, tifozët e dy skuadrave nisën përleshjen e dhunshme, e zakonshme për sfidat në Amerikën e Jugut. Sende të forta u hodhën mes palëve dhe u desh jo vetëm ndërhyrje e forcave të policisë, por në shkallët e stadiumit është ngjitur edhe vetë presidenti i Boca, ish-futbollisti Juan Roman Riquelme.


Si lojtar ai nuk kishte frikë të merrte përgjegjësi dhe tashmë edhe si drejtues klubi, Riquelme nuk ka ndryshuar zakonet e tij. Ai ishte i pari që ndërhyri, duke u ngjitur në tribuna dhe duke qëndruar midis policisë dhe tifozëve të Boca Juniors dhe duke u përpjekur të qetësonte këta të fundit.

Roli i Riquelme ishte vendimtar në frenimin e tensionit, që nisi me hedhje sendesh të forta dhe vijoi me goditje me fishekzjarre. Sa për kronikën e ndeshjes, Boca Juniors u kualifikua pas goditjeve të penalltive.

Tv Klan