Risi dhe rikthime në kombëtaren shqiptare të vajzave për të synuar kualifikimin në finalen e Europianit. Skuadra e drejtuar nga teknikut Amir Grima do të sfidojë Norvegjinë në fazën e parë play-off për të tentuar kalimin më tej në kompeticionin që mbahet në Zvicër vitin e ardhshëm.
Tre vajza veshin për herë të parë fanellën e Kombëtares shqiptare: portierja e Mitrovicës, Rajmonda Spahiu, mesfushorja e Aaraut, Eriola Delija dhe sulmuesja e ekipit norvegjez Sarpborg 08, Florentina Kuqi.
Trajneri Grima ka rikthyer edhe gjashtë futbolliste të cilat janë aktivizuar më parë me Kombëtaren shqiptare si Endrina Elezaj, Aglia Iliadhi, Klea Hamonikaj, Djellza Istrefaj, Valentina Troka dhe Mikaela Metalla.
Grupi kuqezi do të nisë përgatitjet dhe do t’i zhvillojë seancat stërvitore në Shkodër. Të premten e 25 Tetorit, Shqipëria pret Norvegjinë në stadiumin “Loro Boriçi”, ku hyrja do të jetë falas për të gjithë tifozët. Sfida është programuar të luhet në orë 16:00. Më 29 Tetor do të luhet ndeshja e kthimit në Norvegji në orën 19:00.
Klan News