Këngëtarja shqiptare në krye të 10 këngëve më të dëgjuara në britani

Rita Ora numëron më shumë suksese se arritjet e Taylor Swift dhe Mariah Carey së bashku. 30-vjeҫarja me origjinë shqiptare vazhdon të kryesojë në top 10 këngët zyrtare më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, duke thyer rekordin si këngëtarja me më shumë këngë solo në këtë renditje.

Në këtë postim në Instagram, të bërë nga fansat e Ritës, tregohet se bazuar në një kalkulim të bërë për këngët më të dëgjuara në Angli, artistja shqiptare dominon me këngët e saj në historinë e Top 10-shes më të mirë.

Kështu, bukuroshja shqiptare lë pas shumë këngëtare të famshme në fushën e muzikës. Vetë Rita e ka shpërndarë këtë informacion në Instagram dhe padyshim që ky fakt e ka lumturuar pamasë atë.

Rita Orës i mjaftuan 8 vite për të arritur një sukses të tillë. Pas debutimit në 2012-n, ajo po triumfon edhe mbi prodhimet muzikore të këngëtareve anglezë. 

Aktualisht, ajo po shijon shansin e të qenit pjesë e jurisë gjykuese në spektaklin muzikor dhe shumë premtues “The Masked Singer”. Gjithashtu, 30-vjeҫarja po merret me xhirimet e një projekti të ri muzikor dhe sigurisht është e angazhuar edhe në fushën e marketingut, mundësi që deri tani ka rezultuar e frytshme për karrierën e saj.

Klan Plus