Moszbatimi i rivlerësimit të banesave ka shkaktuar ngërc në tregun e pasurive të paluajtshme. Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme thotë se mungea e një procesi rivlerësimi në vlerën 5%, ka shkaktuar ngrirje të transaksioneve.

Reinaldo Pipiria, drejtor ekzekutiv i NAREA: Në mungesë të një procesi të rivlerësimi, sidomos kur janë krijuar pritshmëritë publike që konsumatori do të ketë mundësi të rivlerësojë dhe mund të marrë një apartament me një tatim të rivlerësuar nga 15 në 5 %, si për konsumatorin edhe për shitësin, ka krijuar një ngërç një ngrirje të transaksioneve.

Sipas ekspertëve të pasurive të paluajtshme, kjo situatë po ndikon më së shumti tek tregu i rishitjes, duke sjellë edhe një deformim real të tregut.

“Ka ngecur rishitja. Kjo ngecje tregon ofertë më të ulët në treg dhe do ndikojë në rritjes e çmimeve, por është e rëndësishme edhe për arsyen e dytë sepse një barrë tatimore prej 15% sjellë një deformim të realitetit të tregut.”

Kjo situatë po sjell edhe fryrje artificiale të çmimeve të apartamenteve dhe rritje të informalitetit.

“Pak a shumë çmimet ngarkohen fryhen me 10-15 % më tepër. E dyta, në rastet e gabuara mund të ketë incetiva që mund të shmangin detyrimet tatimore duke kaluar në informalitet.”

Në 11 vitet e fundit, fushata e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme është hapur 2 herë. Sipas Shoqatës Kombëtare të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme, nga 2015 deri më tani, janë rivlerësuar vetëm 5 % e 4.5 milionë pasurive të palujtshme që janë në Shqipëri, ose 250 mijë të tilla.

“Nga 2011 deri në ditët e sotme, vetëm 250 mijë duhet të jenë rivlerësuar, diku 5-6 % në çdo fushatë rivlerësimi afërisht ASHK trajton diku rreth 30 mijë aplikime për vit. Ketë vit nuk ka ndodhur procesi i rivlerësimit, trasaksionet kanë humbur, po flasim për një vit që ka bllokuar 30 mijë trasaksione.”

Në Janar të 2026 pritet të hyjë në fuqi kadastra fiskale, e cila sipas ekspertëve, do të bëjë të mundur që tatimi për pasuritë e paluatshme të zbatohet mbi vlerën reale të tregut.

Por në këtë situatë që vendi ndodhet, – thonë ekspertët – ata që penalizohen më së shumti nga mosrivlerësimi i pasurive janë shtresat e mesme, të cilat do ta kenë të vështirë të gjejnë alternativë ekonomike.

Tv Klan