Pesë shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet italiane. Ngjarja ndodhi në Marcianise të Caserta-s. Sipas asaj që shkruajnë mediat, shqiptarët janë arrestuar për vjedhje. Në banesat e tyre u gjetën bizhuteri të shtrenjta dhe para.

Por si u vu në pranga grupi?

Mësohet se shkak i arrestimit janë bërë dy prej anëtarëve të bandës. Ata u ndaluan nga një patrullë. Pas kontrolleve autoritetet zbuluan në makinën e tyre 4 mijë euro. Shqiptarët nuk ishin në gjendje ta justifikonin këtë sasi parash.

Më pas u vendos që ë banesat e tyre të ushtrohej një kontroll më i imtësishëm. Në këtë moment, policia gjen edhe tre shqiptarët e tjerë.

Në banesa, ata gjetën bizhuteri të shtrenjta, duke për fshirë ora Rolex, unaza apo edhe varëse. Pas hetimeve u zbulua se shqiptarët i kishin vjedhur të gjitha këto sende në provincën e Avellino-s.

Identitet e tyre nuk janë bërë ende publike./tvklan.al