Ambasadori italian Fabrizio Bucci ka zbuluar më shumë detaje sa i takon sigurisë në zonën e kampit të Gjadrit.
Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ambasadori Bucci tregoi se vendi do monitorohet nga tre polici të ndryshme që janë Policia e Shtetit, Karabinierët dhe Guardia di Finanza. Një detaj tjetër janë edhe muret 5 metra të lartë të cilët janë një sistem ndarës mes pjesëve të kampit.
Fabrizio Bucci: Këtu kemi Policinë e Shtetit, Karabinierët, kemi tani edhe Guardia di Finanza me kontingjentin e tyre
Blendi Fevziu: Tre polici të ndryshme.
Fabrizio Bucci:Po!
Blendi Fevziu: Edhe dyert, hapen dhe mbyllen…
Fabrizio Bucci: Po! dhe këto janë të realizuara këtu nga një furnitor vendas.
Blendi Fevziu: Ah qenka realizuar nga një furnitor vendas.
Fabrizio Bucci: Po!
Blendi Fevziu: Gjithçka në alumin?
Fabrizio Bucci:Sipas standarteve evropiane, por gjithsesi janë të gjithë furnitorë vendas.
Blendi Fevziu: Të gjithë furnitorë vendas.
Fabrizio Bucci: Dyert e hekurta i ka realizuar një firmë vendase.
Blendi Fevziu: Edhe këto i ka bërë një firmë shqiptare sipas standarteve italiane.
Fabrizio Bucci:Po, po!
Blendi Fevziu: Këtu kemi hyrë në pjesën e emigrantëve.
Fabrizio Bucci:Këtu po përfundon së ndërtuari e gjithë qendra, pasi nisëm me bërthamën e parë të qendrës, e cila është në gjendje të presë deri në 400-500 emigrantë.
Blendi Fevziu: Tani pra janë 400 deri në 500.
Fabrizio Bucci: Vende të disponueshme.
Blendi Fevziu: Dhe teorikisht kapaciteti do të jetë 3000?
Fabrizio Bucci: Maksimumi mund të arrijë deri në 3000.
Blendi Fevziu: Që do të thotë që ju keni 3000 vende
Fabrizio Bucci:Protokolli i marrëveshjes parashikon 3000 vende
Blendi Fevziu: Tani janë të disponueshme 450 vende…
Fabrizio Bucci: Tani janë 450 vende pak a shumë…
Blendi Fevziu: Këtu po ndërtoni gjithçka.
Fabrizio Bucci:Këtu po përfundojmë realizimin e qendrës. Arsyeja pse pati vonesë, pikë së pari na u desh të kryenim punimet për konsolidimin e terrenit
Blendi Fevziu: Punime që ishin të paparashikuara…
Fabrizio Bucci: Të paparashikuara. Ne po ecim ndërkohë tani mbi 7000 shtyllat prej beton arme’je.
Blendi Fevziu: Po ato shtyllat 15 metra të gjerë e 70 – 80 cm të thellë.
Fabrizio Bucci:Nëse në zonë, nuk e urojmë këtë gjë, do të ketë probleme, përmbytje apo tërmete, kjo qendër nuk ka për të lëvizur as edhe një centimetër, është vendi më i konsoliduar dhe më i sigurtë…
Blendi Fevziu: Sa të larta janë muret?
Fabrizio Bucci: 5 metra.
Blendi Fevziu: 5 metra… shumë e vështirë. Po këto muret që duhet të jenë pak a shumë 3.50 metra?
Fabrizio Bucci:Po, sepse ideja është e tillë që të parashikohet një sistem ndarës në mënyrë që çdo pjesë e qendrës të jetë pak a shumë e pavarur dhe e mbyllur ndaj pjesëve të tjera.
Blendi Fevziu: pashë Aviacionin Ushtarak, çfarë bën Aviacioni këtu.
Fabrizio Bucci: Aviacionin Ushtarak. Ushtria jonë ka një trupë që quhet Xhenio që merret me punimet infrastrukturore dhe cdo forcë ka Xhenion e vet. Pikërisht, dhe punimet këtu u koordinuan dhe u drejtuan nga Xhenio i Aviacionit Ushtarak, që është e njëjta që bëri për G7 në Pulja. Selia e Xhenios së Aviacionit Ushtarak ndodhet në Bari Palese. Pra kanë bërë një punë duke qenë afër./tvklan.al