‘Tentoi një puthje’, E papritur! Joti surprizon Marinelën në Love Story
Puthje, kërcim, romancë dhe telefonata e mamit të Enit live në Love Story
Adriano gatuan për Sellmën: Flirtimi është respekt, femra ime mund të…
Adriano sot u shfaq pak më ndryshe. Ai kishte vënë veshjen e kuzhinierit për të gatuar për Sellmën. Gjatë drekës së ëmbël që ai kishte rezervuar, folën për momentet e tyre më të bukura me njëri-tjetrin.
Adriano: Për mua momenti më i bukur ishte kur po këndonim në makinë.
Sellma: Më jep një energji sikur kam shumë vite që të njoh dhe tregoj veten.
Adriano: Ndjehem njësoj edhe unë. Duket sikur të kam njohur më përpara, sikur kemi pasur shoqëri më përpara sikur dimë gjëra për njëri-tjetrin.
Sellma: Kush është më e afërta për ty?
Adriano: Për momentin nuk kam asnjë preferencë të shkoj këtu apo aty. Jam në fazën e njohjes, është shumë pak kohë.
Adriano dhe Sellma folën edhe për argumentin që kanë pasur së bashku në lidhje me ato që tha fronisti se partnerja e tij mund të flirtojë me të tjerët.
Adriano: Mënyra si e thashë unë dhe vazhdoj ta them është që Po, femra ime mund të flirtojë, por ka flirtime dhe flirtime. Ka flirtime me derë të mbyllur, ka flirtime me derë të hapur. Nëse dikush është me mua, mund të flirtojë sepse flirtimi është respekt, është mirësjellje më shumë se sa flirtim. Mendoj se nëse je me dikë tjetër dhe komunikimi mes nesh është shumë i mirë, Po, ai lloj flirtimi që të thotë “je shumë e bukur” dhe ti thua “faleminderit”… Flirtimi në bazë mirësjellje. Numri një në një marrëdhënie është komunikimi dhe besimi. Kur thyhen limitet fillon edhe krisja e marrëdhënies.
Marinela-Adrianos: Nuk kam ndërmend të dashurohem me ty
Marinela e mori më në fund një takim me Adrianon dhe këtë për t’i thënë se bashkë mund të jenë vetëm shokë. Shkak, fakti që Adriano mund të ikë në SHBA, aty ku jeton. Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, Adriano dhe Marinela janë dakord dhe ndihen shumë mirë që të qëndrojnë si shokë.
Marinela: Unë mendoj që vendet ku mund të njihen dy persona, mendoj se çdo gjë duhet të nisë si shoqëri. Jam vajzë që i bëj shokë çunat në fillim.
Adriano: Ne u duk sikur e filluam si luftë.
Marinela: Mes dy personave me sherr ose do bëhen shokë të ngushtë ose do dashurohen. Por në rastin tonë le të themi që është më shumë tek shoqëria sepse ti do ikësh dhe unë nuk kam ndërmend të dashurohem me ty.
Adriano: Ne kemi ardhur për shoqëri po ti pse ke ardhur këtu?
Marinela: Vij të njoh ty, bëhemi shokë dhe mund të dashurohemi. Problemi është këtu. Pse nuk e vazhdoj më tej? Sepse ti do ikësh.
Adriano: Ajo nuk është vetëm nga ty?
Marinela: Pastaj varet më merr apo jo ti?
Adriano: Po, por për momentin jemi tek pjesa shoqërore dhe jemi shumë mirë.
Joti i habit të gjithë në Love Story, i bën surprizën e veçantë Marinelës
Marinela është padyshim një nga konkurrentet më të komentuara të “Love Story” këtë sezon. Ajo u fut për të gjetur dashurinë dhe luftoi për fronistët.
Megjithatë surprizën më të madhe në këtë program ajo e ka marrë nga Joti, një prej konkurrentëve meshkuj që hyri në emision për fronistet.
Ai i dhuroi Marinelës një tufë me lule.
“Faleminderit për lulet, por tentoi të më rrëmbente një puthje”, tha Marinela. Ndërkohë Joti u shpreh se e ka njohur jashtë skenës Marinelën dhe do të donte që ta njihte edhe më shumë.
“Është një vajzë e mrekullueshme dhe do doja që ta njihja edhe më shumë”, tha Joti.
Kjo surprizë e bukur u mbyll me një vallëzim nga të dy.
Alketa Vejsiu flet me mamanë e Enit në celular live në studio
Surprizat nuk kanë të përfunduar këtë të hënë në “Love Story”. Alketa Vejsiu mori në telefon direkt nga studioja mamanë e Enit, konkurrentit i cili po përjeton një histori të bukur dashurie me Katerinën. Mamaja e tij tha se Katerina i përshtatet shumë djalit të saj.
“Deri tani më duket shumë mirë. Kam parashikuar një vajzë të bukur, të mirë, inteligjente, të zgjuar, siç kam djalin tim. Katerina i përshtatet në çdo gjë. Katerina është e bukur, inteligjente, është e veçantë pra. Dua që ta dojë shumë djalin tim se është vërtetë për t’iu dashur, por është shumë, shumë i dashur dhe do një vajzë të sinqertë, të dashur. Në qoftë se ajo jep 100% ajo jep 200%”, tha ajo.
Për ta mbyllur, Eni dhe Katerina vallëzuan së bashku me këngën e preferuar të mamasë së konkurrentit, “Diferenca je ti”.
Ceremonia e fundit e trëndafilave në ‘Love Story’, cilat janë zgjedhjet e fronistëve për udhëtimet jashtë Shqipërisë?
Ceremonia e fundit e trëndafilave në spektaklin “Love Story” ka përfunduar me një kërcim të gjithë konkurrenteve nën ritmet e këngës së njohur “Despacito”.
Dy fronistët siç e do tradita e programit do të udhëtojnë jashtë Shqipërisë, Adriano niset drejt Italisë, ndërsa Katerina në Malin e Zi.
Adriano: Mendoj se java e fundit do i jepja mundësinë një personi që kam pasur disa gërvishtje të vogla. Do ftoja Xhenin dhe trëndafilin e dytë do doja Sellmën, pjesa e ëmbëlsirës…
Fronistja tjetër Katerina me dy trëndafila në duar ka surprizuar Enin me të cilin prej disa javësh është duke dalë në takime, por sot a do të zgjedh ajo një tjetër djalë?
Katerina: Një trëndafil do ja jap Enit për në Mal të Zi. Ndërsa trëndafili tjetër dua t’i jap një mundësi tjetër… (shkon dhe puth Enin).
Javën e ardhshme ata do bëjnë zgjedhjet e tyre finale. /tvklan.al