2 hyrje të reja, Eni dhe Katerina nisin një romancë në Love Story

Vajzat heqin dorë nga Krist, Marinela e lënduar, Xheni i thotë Jo, Kleona e refuzon, Nadege si shok

Kristi ikën, çfarë do të ndodhë me vajzat dhe dy fronistët e tjerë?

Në spektaklin e dashurisë, mbrëmjen e kësaj të hëne tek “Love Story” në Tv Klan një prej fronistëve, Kristi ka lënë programin pas debateve të forta me vajzat dhe akuzave që ata kanë ngritur për njëri-tjetrin.

Në preferencat e tij ishin 4 konkurrente të cilat janë shprehur se asnjëra prej tyre nuk ka më interes për të vazhduar njohjen me Krist Aliaj. Por pas largimit të tij çfarë do të ndodh me prezencën e tyre në program dhe a do të jenë ato më pjesë e spektaklit?

Xheni: Në rast se nuk ka një fronist tjetër unë do të largohem.

Kleona: Do pres nëse ka fronist të ri.

Marinela: Nëse do të jetë një fronist që më pëlqen patjetër që do të qëndroj këtu.

Nadege: Programi vazhdon, nëse ka një djalë tjetër seksi do e shohim.

Ndërsa për dy fronistët e tjerë takimet vazhdojnë po njësoj si më parë, vetëm Katerina ka mundësinë e zgjedhjes së dy takimeve. Jonny ka ftuar Rominën në një tjetër takim për të vazhduar më tej njohjen e tij me të.

Fronistja e dytë, Katerina ka zgjedhur Vilianin pasi sipas saj është pak në gjumë këto kohë. Ndërsa zgjedhja e dytë për Katerinën ka qenë përsëri Eni me të cilin duket se ka nisur një romancë pas dy takimeve rresht në javët e kaluara.

Pas debateve të forta me vajzat, Kristi ngrihet dhe largohet nga Love Story

Pas debatit për sjelljet dhe deklaratat e vazhdueshme të Kristit, një prej fronistëve të spektaklit “Love Story” në Tv Klan ai është ngritur dhe larguar nga programi.

Të gjitha vajzat, konkurrente në këtë edicion të dytë të programit të dashurisë, kanë konfirmuar se ato nuk kanë më interes për të dalë në takime me Krist Aliaj.

Gjatë programit “Talk Love Story” ai ka deklaruar se ka marrëdhënie intime me vajza të tjera jashtë programit dhe nuk është aty për të gjetur dashurinë apo për t’u martuar.

Në spektaklin live pas transmetimit të klipit me disa prej momenteve më pikante të deklaratave të tij ai është përballur me të gjitha vajzat, por në veçanti me Marinelën dhe Kleonën të cilat janë edhe dy konkurrentet që kanë shfaqur interes për të që në fillim.

Unë e lashë të dashurin tim për ty”, ka thënë Marinela në spektakël.

Xheni thyen gotën e verës, Kristi: Problemi yt është që nuk hapesh

Kristi dhe Jenny, takimin e radhës e zhvilluan duke shijuar nga një gotë verë. Por kjo verë do bëhej sebep “ngritjesh emocionale”. Dhe kjo u bë shkak i një incidenti mes të dyve pasi teksa po bëhej gati ta përqafonte, Xheni theu një gotë. Ndërkohë Kristi i tha Xhenit se problemi me të është që nuk jepet.

Kristi: Me ty më pëlqen që ti nuk e ekzagjeron. Problemi tek ty është që ti nuk jepesh në asnjë moment. Me hapje nuk them që ti duhet të deklarosh gjëra koti ose false, ose ekstreme për mua. Të kemi një moment pak më intim. Unë këtë pyes se tani unë ty nuk të premtoj dot dashuri.

Xheni: Kërkoj një person që të ma premtojë këtë dashurinë dhe që të jemi për njëri-tjetrin.

Kristi: Po të siguroj dashurinë, çfarë do ndodhë nga ana jote?

Xheni: Nëse ti ma siguron dashurinë do ndryshojnë shumë gjëra në lidhje me raportin tonë.

Kristi: Kam katër dhe jam në një situatë shumë të vështirë në kuptimin që ti ke shumë benefit. Tre të tjerat kanë dhe ato pikë shumë të forta, por ti për mua ke një më shumë se totali që kanë ato. Në momentin që ti më kërkon mua siguri, domethënë diku-diku as ma ke dhënë sigurinë. Po mirë çfarë do bënim po të dilnim nga programi?

Xheni: Stabilitet, besim, siguri dhe suport!

U puthën në takimin e parë, Eni-Katerinës: Dua të jesh vetëm e imja

Javën e kaluar Eni dhe Katerina patën takimin e tyre të parë që përfundoi me një puthje mes dy konkurrentëve të spektaklit “Love Story” në Tv Klan. Por këtë herë Eni ka zgjedhur ta surprizojë Katerinën duke e sjellë për takim në vendin e tij të punës.

Eni: Kur mora trëndafilin e dytë mendova se ku do e bënim takimin. Ku ka më mirë se vendi im i punës. Unë këtu punoj, por sot e kam ditën e lirë sepse jam me ty. Do më thuash pak si ishin reagimet?

Katerina: Mami më tha  jo, herën e parë, pse kështu? Të ishe më e qetë, por s’ka gjë. Pastaj fola dhe mami më kupton shumë mirë, kam një raport shumë të çiltër.

Eni: Familja ime, në veçanti mami më ka thënë që Katerina më pëlqen shumë.

Puthje në takimin e parë, por a është penduar ndonjë prej dy konkurrentëve të spektaklit?

Katerina: Je penduar që më puthe në takimin e parë?

Eni: Nuk jam penduar, sepse unë nuk bëj asnjë gjë pa e ndier. Po ti u pendove?

Katerina: Nuk isha e përgatitur që mund të ndodhte. Dua të jem gjithmonë vetvetja dhe kështu jam edhe në jetë o 100% ose zero.

I pyetur nga Katerina se çfarë e bën atë që jepet kaq shumë pas saj Eni tregon se kur bëhet fjala për ndjenja ai nuk merr asgjë parasysh.

Katerina: Një person që jepet kaq shumë pa menduar fare…

Eni: Unë nuk marr parasysh nëse më kthehet ose jo ajo që jap dhe fakti që të jam afruar të kam ndjerë që në fillim.

Katerina e pyet Enin se çfarë do e mërziste atë.

Eni: Jam i sigurtë që ti do bësh gjënë e duhur, sido që të shkoj unë jam këtu për ty.

Katerina: Nuk ka ndonjë gjë që të bezdis kur shpreh kaq interes për mua?

Eni: Më bezdis nëse ti puthesh, por prapë unë nuk do bëj pjesën time që të mos puthësh asnjë tjetër, por të jesh vetëm e imja.

“Jo vetëm në Vlorë”, Jonny i jep një premtim Rominës 

Jonny zhvilloi takimin e radhës me Rominën. Ashtu siç ia kishte premtuar, shkoi në Vlorë. Jonny i premtoi sërish se do të kthehet në Vlorë për të, por jo vetëm.

Fronisti tha se do ta vazhdojë njohjen edhe pas programit dhe shtoi se ky fakt nuk tregon që është konfuz, por do që të jetë i pastër.

Romina: Do mbarojë emisioni, çfarë do bësh?

Jonny: Do njihemi jashtë programit, avash, avash.

Romina: Do qëndrosh këtu i bie?

Jonny: Atë nuk e di. Nuk e di nuk domethënë që s’vij. Ju thoni që jam konfuz. Kjo nuk është konfuz, kjo ëshjtë ta kërkoj veten a jam gati ta marr përsipër tjetrën. Po mora njeri përsipër dua të jemi i pastër dhe i qartë.

Romina: Dua të të bëj një pyetje të fundit. A do vish ti Jonny Pojani dhe një herë tjetër dhe një herë tjetër dhe një herë tjetër në Vlorë?

Jonny: Jo vetëm në Vlorë.

Katerina i shprehet Fabios: Me ty ndihem e qetë

Fabio dhe Katerina ose ndryshe ‘dyshja e italianëve’ në spektaklin Love Story në Tv Klan kanë zhvilluar takimin e tyre të parë në natyrë. Të dy kanë shkuar në parkun e liqenit në Tiranë për piknik.

Mes tyre ka shumë ngjashmëri edhe për faktin se të dy kanë jetuar në Itali, por edhe problemet familjare janë të ngjashme. Katerina ashtu si Fabio jetojnë me familjarët e tyre dhe të dy kanë një lidhje të fortë me mamatë për shkak të problemeve shëndetësore që ato kanë kaluar.

Fabio: Në Itali rri me familjen?

Katerina: Po, mami ka pasur disa probleme me shëndetin.

Fabio: Edhe unë si ty. Mami im ka disa probleme me shëndetin edhe kishte nevojë që të isha dhe unë afër. 

Katerina: Më pëlqen si flet, dukesh i qetë.

Duke jetuar në Itali ata nuk janë edhe aq vendas, por të dy shprehen se ndihen sikur asnjë ditë nuk janë larguar nga Shqipëria.

Katerina: Si e ndjen veten më shumë italian apo shqiptar?

Fabio:  Kur vij në Shqipëri e ndiej veten sikur jam i kësaj toke edhe pse kam lindur atje, kam jetuar prapë e ndiej vendin tim.

Katerina: Edhe unë nuk jam ndjerë asnjëherë keq, edhe me puhsime më duket sikur jam në një vend që bën për mua.

Teksa e pyet Fabion për të kaluarën ai tregon se një vajzë e ka lënduar dhe nuk i linte hapësirë.

Katerina: Ndonjë vajzë të ka lënduar?

Fabio: Ish e dashura më ndante nga shoqëria, familja, nuk më linte hapësira.

Fabio e ka pyetur se çfarë mendoi që e zgjodhi përsëri atë në takim, Katerina shprehet:

Nga të gjithë djemtë jam ndjerë e qetë kur mendova se dua të dalë me ty. E dija që do shkonte mirë.

Njëri la Amerikën dhe tjetri Italinë, kush janë 2 konkurrentët e rinj të Love Story

Këtë të hënë në Love Story kanë hyrë dy konkurrentë të rinj. Adriano Balani, sipërmarrës, ka ardhur nga Florida.

“Ishte një kënaqësi shumë e madhe që të vija këtu dhe e gjithë Amerika është duke folur për Love Story, veçanërisht nga Bleona se të gjithë e njohin Bleonën në Amerikë”, tha Adriano.

Ndërkohë konkurrenti i radhës është një tjetër shqiptar, kësaj here i ardhur nga Venecia. Kastriot Gjoka, kuzhinier profesionit la kuzhinën për të gjetur historinë e tij të dashurisë

“Shumë i emocionuar është diçka shumë  bukur. E kam menduar shumë herë se unë e ndjek atje në Itali dhe për këtë kam ardhur direkt”, tha Kastrioti./tvklan.al