Njihuni me princin e ri të ‘Love Story’ që vjen nga Amerika për një vajzë shqiptare
Adriano Balani jeton në Florida, por me origjinë është durrsak.
“Kam mbaruar gjimnazin në Durrës ku ka qenë pjesë edhe e skuadrës së futbollit të të rinjve të Teutës.”
Balani ka përfunduar studimet në Amerikë.
Pas asaj ka hapur kompaninë e tij, ndërsa drejton një kompani IT dhe degën e saj Shqipëri.
Në kohën e lirë i pëlqen të udhëtoj dhe lexoj shumë.
“Në jetën time nuk kam dashuruar kurrë një vajzë shqiptare apo të kem qenë në një lidhje serioze. Vjen një moment që ndoshta duhet ta provojmë dhe kjo është arsyeja kryesore përse unë jam këtu.”
Sot ai ka takuar të gjitha vajzat e programit “Love Story” duke u prezantuar me to.
A do të dalin bashkë nga programi? Jonny dhe Sellma nuk bëhen pishman për asgjë
Jonny ka vendosur që sot të jetë për herë të fundit në Love Story dhe do të marrë vendimin për të dalë me Rominën, Sellmën apo edhe vetëm.
Ai zhvilloi takimin e fundit me Sellmën. Fronisti u shpreh shumë i gëzuar që ka njohur një vajzë si Sellma. Kjo e fundit u shpreh se Jonny është shumë i veçantë.
Gjatë bisedave, Jonny dhe Sellma kanë folur për ato që nuk kanë funksionuar mes tyre gjatë takimeve.
Jonny: Unë dua të them faleminderit që më ke dhënë shansin të të njoh dhe ta bëj këtë eksperiencë. Nuk mendoj se do kishte shumë vajza që do më mbronin aq shumë, që do flisnin aq shumë për mua.
Sellma: Në çdo moment të kam dalë në krahë dhe kam qëndruar pranë teje, gjithmonë kam qenë shumë e sinqertë nuk bëhem pishman me ty.
Jonny: Edhe unë. Nuk ka pasur asnjë moment që jam bërë pishman me ty. Thjesht, e di sa kam dash të hapemi më shumë me njëri-tjetrin. Nuk mendoj se i kam dhënë vetes dhe ty mundësi që të arrijmë diçka. Edhe unë kam shumë faj këtu. Dua të them që je super, super, super vajzë. Edhe unë ndonjëherë nuk e kam shprehur si duhet.
Sellma: Je një djalë shumë i mirë që e vlerësoj respektin që ke ndaj një vajze.
Jonny: Unë dua të them faleminderit!
Sellma: Edhe unë ty! E di kush ka qenë problemi në fund që unë jam tërhequr? Ka qenë pjesa kur fillove të japësh puthje. Unë jam territoriale si person dhe kur e pëlqej dikë dua që mashkulli të jetë vetëm i imi.
Jonny: Sot dua ta marr këtë ditë në atë mënyrë ta tregoj sa vlerë ka për mua. Atë që kemi ne kur shohim njëri tjetrin në sy është e vërtetë. Tani kur merr fund po e marr vesh që edhe unë kam gabuar shumë nga ajo mënyrë që nuk kam dhënë mundësitë që mund të kishim bërë një hap me njëri-tjetrin.
Sellma: Mendoj që janë gjëra që kanë kaluar. Nëse nuk do i bëje ato marrëdhënia jonë do ishte ndoshta ndryshe.
Sellma tha se e ka vlerësuar gjithmonë atë djalin e mirë që e ka njohur tek Jonny dhe pranoi se pëlqimi ndaj tij është i sinqertë. Por në fund tha se fronisti e ka anashkaluar.
Jonny: Domethënë për ty ka qenë shumë kjo pjesa për ty që të kam zhgënjyer me veprimet që i kam bërë.
Sellma: Është e vërteta, pse duhet të gënjejmë.
Jonny: Kam pak frikë se nesër, pasnesër, po e pranuam njëri-tjetrin, në kuptimin ta provojmë me njëri-tjetrin, ne asnjëherë s’do arrijmë të jemi të afruar me njëri-tjetrin. Je shumë e ftohtë.
Sellma: Unë nuk jam shumë e ftohtë. Unë jam shumë romantike, thjesht duhet të dish të ma nxjerrësh atë anën.
Jonny: Më ke qejf?
Sellma: Pëlqimi im për ty ka qenë shumë i sinqertë, por ti e di që gjithë kohës më ke anashkaluar pak dhe kjo është e vërteta.
Jonny zhvillon takimin e fundit me Rominën: Ti më zbut…
Jonny zhvilloi këtë të hënë takimet e tij të fundit me Rominën dhe Sellmën dhe do duhet që të zgjedhë mes të dyjave pasi do të largohet nga programi.
Fronisti zhvilloi një takim romantik me Rominën dhe i tha se ajo e “zbut”. Të dy folën se çfarë mund të bëjnë nëse zhvendosen në Gjermani. Romina tha se beson se Jonny është mjaftueshëm i përkushtuar ndaj saj.
Jonny: Më pëlqen që je aq e ëmbël kur të shoh. Më zbuti ti mua. Kur të shoh ty, ngel duke qeshur. Unë jam njeri i qeshur në jetën time. Ça të pëlqen tek mua?
Romina: Më pëlqen shumë tek ty, që është përveç pjesës që je i vërtetë, i mendon gjërat dhe i merr hap pas hapi. Plani im i madh është që të përfundojmë bashkë. Nëse është nisur dhe kemi qenë mirë gjithë këto takime, edhe jashtë kemi qenë shumë mirë.
Jonny: Si i ke ndjenjat për mua ti?
Romina: Kam ndjenja shumë të forta normalisht. Fluturat i kam patur që në fillim.
Jonny: Sa qejf kishte vesh im për t’i dëgjuar këto gjëra. Jam shumë i lumtur që kemi pasur mundësinë të kalojmë aq vërtetë dhe aq bukur me njëri-tjetrin.
Romina: Si e mendon ti jetën me mua andej?
Jonny: Do përshtatem se ti nuk e njeh vendin tim andej, do të të tregoj, do të të ndihmoj, do të ndihmoj që ta kesh më të lehtë në atë vend.
Romina: Ta kesh më të lehtë për veten tënde, ti bësh zgjedhjet me zemër.
Jonny: Ke besim për mua të vish me mua në Gjermani ti?
Romina: Do vij që të vijmë një periudhë bashkë, të shikojmë si është të jetojmë të dy bashkë në një shtëpi, se deri tani kemi parë të dy bashkë për 3-4 orë në një emision.
Jonny: A beson “enough” (mjaftueshëm) për ta bërë këtë?
Romina: Besoj se je mjaftueshëm i përkushtuar.
Me lot në sy, Sellma takon për herë të fundit Jonny! Ai zgjedh Rominën
E para që takoi Jonny në takimin e fundit në Love Story mbrëmjen e kësaj të hëne ishte Sellma.
Shumë të emocionuar të dy u prekën dhe me lot në sy i premtuan njëri-tjetrit se do të jenë pranë si dy miq të vërtetë.
Sellma: Mendoja që do përfundonim bashkë, por rrugëtimi jonë përfundoi këtu. Unë jam mirënjohëse që kam njohur një mik shumë të mirë këtu në Love Story. Unë për ty do jem ajo Sellma që ke njohur para programit dhe pas kamerave.
Jonny: Do të kem gjithmonë xhan. Kur të më kesh nevojë do të jem aty.
Menjëherë pas Sellmës nga shkallët ka zbritur Romina e cila i ka dedikuar Jonny një tjetër këngë.
Të dy pa folur asnjë fjalë janë përqafuar duke lënë të kuptohet se do të dalin bashkë nga ky program.
Jonny: Unë e di që do e kemi të vështirë dhe pse jemi larg unë në Gjermani ti në Shqipëri. Ka ardhur momenti për Jonny që zbriti nga ajri në tokë.
Romina: E kemi përballuar që nga dita e parë, kritikat e publikut që nuk e vlerësonin dashurinë tonë me shikim të parë…