“Mbylle gojën, pusho se unë dal dhe iki nga emisioni” Debate mes Kleonës dhe Marinelës
Katerina mbetet pa fjalë nga surpriza e Enit që i dhuroi flautin
Për herë të parë një konkurrent merr dy trëndafila nga fronistja
Kleona: Jonny të la me gisht në gojë. Sellma: Je si ajo tetua që ha burra
Debatet mes Sellmës dhe Kleonës kanë vijuar edhe gjatë emisionit prime Love Story të hënën. Shkak janë bërë komentet se Kleona nuk përballon dot durrsakët.
Sellma: Nuk po zihemi me njëra tjetrën. U keqkuptova se menduan që thashë se çunat durrsakë nuk e përballojnë dot Kleonën se është shumë e mirë. Jo! Thashë që çunat durrsakë nuk dalin dot seriozisht me atë që ka shfaq sot Kleona këtu. Nuk thashë asgjë tjetër përveç kësaj këtu dhe u mor si u desh tek Talk-u.
Kleona: Përderisa Sellma nuk e ka gjetur dot në Durrës i bie që durrsakët nuk “përballokan” as Sellmën.
Sellma: Ja durrsakun ku e kam, edhe Jonny-n.
Kleona: Jonny të la me gisht në gojë dhe do të lerë edhe ky tani i dyti.
Sellma: Ty Jonny të përzuri me të katërta këmbët dhe pastaj Kristit kur i mbyllën sytë e tregoi se ça mendonte. Ne në Durrës e kemi parë 1 mijë herë një komedi që sa herë shikoj Kleonën më vjen për të qesh. Është komedia e pallatit 176, dhe Kleona më duket fiks si ajo tetua që ha burra.
Njëra merr kërcellin, tjetri dy trëndafila kush janë të përzgjedhurit e fronistëve?
Adriano ka zgjedhur Sellmën për një tjetër takim javën e ardhshme.
Ndërsa trëndafili i dytë i Adrianos ishte për Marinelën, por ka zgjedhur që t’i dhurojë vetëm kërcellin.
Pas debateve dhe shakave me Marinelën ai i ka dhuruar edhe gonxhen e trëndafilit.
Ndërsa fronistja tjetër, Katerina ka zgjedhur që dy trëndafilat e saj të jenë vetëm për Enin duke mos i dhënë asnjë djali tjetër mundësinë e takimeve. /tvklan.al