Marrëdhënia e Xhonit me Anxhin duket se është krisur edhe pse u duk se ato mund të ishin një ndër çiftet e këtij “Love Story”. Por çfarë ka ndodhur mes tyre dhe çfarë është bërë shkak?

Xhoni: Respektin për Anxhin do e mbaj sepse është vajzë e mirë, i kam dhënë shansin një personi që më pëlqeu shumë, kam dhënë shpirtin dhe zemrën time. Ajo çfarë kam shikuar nuk e harroj.

Alketa Vejsiu: Mendon se nuk është reciproke ajo që Anxhi të ka dhënë?

Xhoni: Ndjej se nuk e kemi arritur me njëri-tjetrin atë që doja, por akoma nuk jemi të dashuruar.

Alketa: Çfarë ka ndodhur me ndjenjat e tua?

Anxhi: Nuk e di të them të drejtën, por që jemi të dashuruar, nuk jemi. Nuk kemi arritur deri në atë fazë.

Alketa: Të ka shqetësuar fakti që kanë hyrë vajzat të reja?

Anxhi: Problemi tek Xhoni është se nuk i mat fjalët që flet.

Xhoni: Unë kërkoj një njeri që përshtatet me atë që jam, unë ato që flas i them nga zemra, jam emocional. Unë diçka e përjetoj me shpirt.

Alketa: Çfarë mendon për takimin e Xhonit me Rominën?

Anxhi: Nuk e kam menduar fare./tvklan.al