Xhoni i surprizoi të gjithë me zgjedhjen e tij duke i dhënë trëndafilin njërës nga konkurrenteve më të reja në “Love Story”, Rominës. Ka qenë kjo zgjedhje e tij që është komentuar ditën e sotme në formatin e dashurisë, duke ngjallur një diskutim mes fronistit dhe Anxhit.
Anxhi: Unë jam xheloze dhe në këtë pjesë që zgjedh dhe vajzat e reja kështu, por prapë mendoj që mbase ndjek edhe formatin dhe nuk do që të bëhen këto takime të shpeshta me mua, duke qenë se nuk kemi arritur shumë.
Sellma: Xhoni është në një emision që ka të gjithë të drejtën e botës të zgjedhë dhe me kalimin e kohës ne do të shkohim cila është e vërteta dhe si qëndron situata.
Xhoni: Deri tani jam habitur si Sellma ka aq vetëbesim dhe unë s’kam parë një vajzë të atillë. Është shumë e mirë, të paktën ajo nuk është fake.
Eni Shehu: Xhoni e ke bërë takimin me Rominën, mund të na tregosh diçka në lidhje me të, si ka vajtur?
Xhoni: Ka qenë takim i bukur, por të mos flas shumë…
Eni Shehu: Po ju vajza, për ta mbyllur për sot, Lei?
Lei Kraja: Mos e mbani veten sepse nuk do ta kuptoni kurrë Xhonin, as ai juve, kështu që e kam për Anxhin sepse kam qejf që t’i japë diçka. Një puthje nuk është asgjë, po puthe moj, puthe.
Xhoni: Nuk është tek puthja vetëm sepse është diçka e lehtë.
Lei Kraja: Është tek kimia sepse nëse puth, e kupton njeriun. Do të doja shumë që me Anxhin të kishit një shans tjetër, por nuk i dihet.
Xhoni: Nuk përgjigjet pra. Përgjigjet Kleona për Anxhin. Çfarë t’i bëj unë Anxhit?
Anxhi: Kleona jep mendimin e vet, nuk përgjigjet për mua. Jep mendimin e vet.
Xhoni: Pse flet Kleona? Sepse do të të mbrojë ty sepse Kleona di të flasë.
Lei Kraja: Kam akoma besim tek Anxhi./tvklan.al