Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit lidhur me dënimin e Festim Bexhdilit dhe Olsi Turja për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.
Trupa gjykuese vendosi kthimin e çështjes për rishqyrtim në Apel, por më një tjetër trupë gjykuese.
Në datë 20 mars të vitit 2023, Apeli i Posaçëm vendosi të dënojë kopshtarin Festim Bixhdili me burgim të përjetshëm ndërsa me 3 vite u dënua Olsi Turja, për veprën penale që pengon zbulimin e së vërtetës.
Prokuroria pretendoi se Bexhdili, referuar kamerave të sigurisë në ambientet e resortit, ka pastruar vendin e krimit dhe ka ndihmuar për groposjen e trupit.
Në bazë të njollave të gjakut dhe pamjeve Gjykata argumenton se Jan Prenga ka humbur jetën.
Klan News