Një ngjarje tragjike ndodhi këtë të enjte në Krumë. Një djalë vetëm 8 vjeç humbi jetën, pasi u rrëzua teksa po luante. Në një njoftim për mediat, policia thotë se i mituri ndërroi jetë rrugës për në spital. Policia sqaron gjithashtu se në trupin e 8-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, megjithatë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.
“Më datë 28.05.2020 në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” në qytetin e Krumës, shtetasi E.C., 8 vjeç, duke luajtur me fëmijë, dyshohet se është rrëzuar. Menjëherë është dërguar në spitalin e Hasit, por rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Gjatë këqyrjes në trup, nuk janë konstatuar shenja. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes”, thuhet në njoftimin për media nga Policia e Kukësit./tvklan.al