Çmimet e naftës u rritën teksa konflikti Rusi-Ukrainë rrezikon të përshkallëzohet edhe më tej.

Nafta në bursën e Londrës u rrit me 0,8%, duke arritur në 71,59 dollarë për fuçi ndërsa ajo në bursën amerikane u rrit me 0,6% duke arritur në 67,45 dollarë për fuçi.

Ekspertët thonë se deri më tani ka pasur pak ndikim në eksportet ruse të naftës, por nëse Ukraina do të synojë të godasë më shumë rafineritë ruse të naftës, kjo do të sjellë rritjen e mëtejshme në tregjet ndërkombëtare.

Në Rusi, të paktën tre rafinerive u është dashur të ndalojnë përpunimin ose të shkurtojnë furnizimet për shkak të humbjeve të mëdha, rritjes së çmimeve të naftës së papërpunuar dhe kostove të larta të huamarrjes.

Nafta ka qëndruar në kuota të ulëta javën e kaluar pas parashikimit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë se oferta globale e naftës do të tejkalonte kërkesën me më shumë se 1 milion fuçi në ditë në vitin 2025.

Klan News