Në Arabinë Saudite mbahen sot bisedimet midis ekipit të presidentit ukrainas dhe zyrtarëve amerikanë për përfundimin e luftës me Rusinë në një moment gjithnjë e më të pasigurt për Kievin.

Ukraina pritet të propozojë një armëpushim ajror dhe detar me Rusinë gjatë negociatave në Jeddah, por më parë Rusia ka hedhur poshtë idenë e një armëpushimi të përkohshëm.

Ekipi ukrainas do të përfaqësohet nga shefi i zyrës së Zelensky, Andri Jermak, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i vendit dhe disa ministra të Jashtëm dhe të Mbrojtjes. Rubio do të përfaqësojë delegacionin e SHBA së bashku me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Mike Uoltz dhe të dërguarin e SHBA për Lindjen e Mesme, Steve Uitkoff.

Ndër çështjet që do të diskutohen në Arabinë Saudite janë edhe protokollet e sigurisë për ukrainasit dhe çështjet territoriale. Nga këto bisedime Uashingtoni pret që të bëhet “përparim thelbësor” me Ukrainën në mënyrë që të rifillojë ndihma ushtarake dhe ndarja e informacionit të zbulimit.

Në Arabinë Saudite SHBA-ja shpreson të nënshkruajë dhe marrëveshjen për mineralet.  Bisedimet shënojnë takimin e parë zyrtar që nga vizita e Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, muajin e kaluar.

Klan News