Inflacioni i Eurozonës u rrit më shumë se sa pritej në Tetor dhe mund të vazhdojë të rritet më tej në muajt në vijim.
Në 20 vendet që ndajnë monedhën Euro inflacioni u rrit në 2.0% nga 1.7% që ishte në Shtator, kryesisht për shkak të kostove më të larta të ushqimit dhe energjisë, duke dalë mbi pritshmëritë e ekonomistëve nga 1.9%.
Vlera e re e inflacionit shihet si vendimtare nëse Banka Qendrore Europiane mund të konsiderojë zbatimin e një uljeje në normat e interesit në takimin e ardhshëm në Dhjetor. Banka qendrore ka shkurtuar deri më tani normat tre herë këtë vit, dhe norma bazë ka arritur nga 4% në 3.25%.
Pasiguria më e madhe, megjithatë, ka të ngjarë të jenë zgjedhjet në SHBA, sipas eksperteve pasi mund të ndikojnë në tregti dhe inflacion në varësi të politikave ekonomike.
Klan News