Çmimet i janë rikthyer tendencës rënëse për muajin qershor duke prekur nivelin e 2.1%, me një zbehje prej 0.4% krahasuar me një muaj më parë.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave rënia e çmimeve në muajin maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,72 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,42 pikë përqindje.
Gjithashtu, ndikim patën edhe çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” “Pije alkoolike dhe duhan” si dhe çmimet e grupit “Transport”.
Sipas INSTAT, Krahasuar me muajin qershor 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3.7 % si dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,3 %.
Ndërkohë INSTAT vlerëson se brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” patën një rritje me 3,4 %.
Tv Klan