Pas rrëzimit të amendamentit të opozitës për minimumin jetik, Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka treguar edhe arsyen përse u ndërmor ky veprim në seancën e fundit në Parlament.

Albana Koçiu, Ministre e Shëndetësisë: Kur vjen puna te minimum jetik do të duhet të kemi një dakordësi të përbashkët lidhur me metodologjinë, pra mënyrën se si matet minimumi jetik dhe më pas të vlerësojmë në bazë të kësaj metodologjie kush është minimum jetik për të vlerësuar se kush janë familjet që kanë nevojë për mbështetje. Ndërkohë sot që flasim ne jemi duke mbështetur fortë faktin që të gjithë ata persona që janë të varfër dhe kanë nevojë për punësim duhet të aftësohen për t’u integruar në tregun e punës.

Nga ana tjetër Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se një ndër prioritetet e qeverisë është edhe mbështetja e shtresave vulnerabel si në aspektin financiar, por edhe në arsim e tregun e punës.

Klan News