Energjia e prodhuar në 2023 arriti në 8.8 terravat, ku një zë të konsiderueshëm pati edhe ajo e prodhuar nga impiantet fotovoltaike.
Drejtori i Përgjithshëm i Politikave të Energjisë në ministrinë e linjës, Besjan Kadiu, thotë se prodhimi total nga impiantet ka zënë 3% të prodhimit vendas, ose 23.7% më shumë se një vit më parë.
“Aktualisht ne kemi rreth 600 megavatë kapacitet të licencuar për ndërtim, nga i cili jo i gjithë ky kapacitet është implementuar dhe është në operim apo prodhim sot. Si kapacitet i instaluar, ne kemi rreth 600 të miratuara, pra megavatë, të licencuara nga Enti Rregullator kemi rreth 357 megavatë”.
Edhe numri i subjekteve që instalojnë impiante fotovoltaikë për vetëkonsum ka ardhur në rritje përgjatë vitit që lamë pas, duke tejkaluar mbi 50% të prodhimit.
“Prodhimi nga vetë prodhuesit zë pjesën më të madhe nga impiantet fotovoltaike për vitin 2023, mbi 50% të prodhimit nga ky grup gjenerues. Për vitin 2024, impianti i Karavastasë është aktualisht në prodhim dhe rezultatin do e shohim vitin pasardhës.“
Vitin e ardhshëm, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pret të marrë edhe kontributin e 36 megavatëve energji të gjeneruar nga parqet eolike me prodhim nga energjia e erës, teksa deri më tani janë licencuar për prodhim 13 operatorë.
Tv Klan