Sipas një studimi të kryer së fundmi, rezulton se një numër i madh i grave po vdesin për shkak të dëmeve që shkakton në mëlçi konsumimi i tepruar i alkoolit.
Sipas ekspertëve, hendeku në nivelet e vdekjeve midis burrave dhe grave është ngushtuar në mënyrë dramatike gjatë dy dekadave të fundit.
Studimi tregoi se vitet e fundit një në tre femra ndërron jetë nga sëmundja e mëlçisë, krahasuar me 1 në 4 femra në vitin 1999.
Shqetësim mbetet rritja e grave të reja midis moshës 25 dhe 34 vjeç. Ekspertët shprehen se njerëzit janë duke pirë më shumë alkool në kohë stresi. /tvklan.al