I gjithë konsumi plotësohet nga prodhimi vendas
Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë nivelin e hidrocentraleve afër kuotave maksimale, ndërsa është rritur ndjeshëm prodhimi i energjisë elektrike, duke bërë që e gjithë kërkesa për konsum të plotësohet nga prodhimi vendas, kryesisht nga ai i Korporatës Elektroenergjetike.
Aktualisht kërkesa për konsum nga abonentët ka arritur në nivele të larta 14 milionë kwh edhe për shkak të rënies së temperaturave, ndërsa KESH po eksporton energji në sasi të vogla.
Sipas të dhënave zyrtare, niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur në 290.41 metra, vetëm 6 metra larg kuotës maksimale dhe 10 metra më shumë se një javë më parë. Me 5 metra gjatë javës së fundit është rritur edhe niveli i Komanit, ndërsa rënia ka në hidrocnetralin e Vaut të Dejës, kuotat të cilit kanë arritur në 73.28 metra, për shkak të shkarkimeve të ditëve të fundit.
Niveli mesatar i prurjeve në të gjithë kaskasën e Drinit është 770 m3/s, ndërsa 454 m3/s po ezaurohet nga prodhimi i energjisë dhe 300 m3/s janë shkarkime nga HEC-i i Vaut të Dejës.
Kompania e shpërndarjes së energjisë nuk ka planfikuar import të energjisë për furnizuar konsumatorët, duke lehtësuar faturën financiare për të. Gjatë vitit që shkoi vlera e importeve arriti në afro 125 milion Euro.
Tv Klan