Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka bërë të ditur se ka paditur në SPAK Zv.kryeministren dhe njëherësh Ministren për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku.

Bardhi, në një deklaratë të posacme për mediat nga kryesia e Kuvendit, deklaroi se numri dy i qeverisë ka grabitur miliona Euro.

“Vetëm për 1 vit, grabiti rreth 180 milionë Euro me shtijen e energjisë. Përgjegjësja kryesore që vjedh buxhetin e shtetit dhe kalon miliona Euro në llogarinë e 4 apo 5 kompanive private, është ministrja e Energjisë, Belinda Balluku. Llogaritjet zbulojnë një dëm prej rreth 6 milionë Euro për buxhetin e shtetit vetëm nga ky operacion i paligjshëm.”

Bardhi thekson se energjia e pakontraktuar nuk është futur në bursë, por është shitur lirë tek disa kompani.

“Me vendosjen në funksion të Bursës Shqiptare të Energjisë, vitin e kaluar, KESH kishte detyrimin ligjor të tregtonte në bursë energjinë e pakontraktuar, por kjo nuk ka ndodhur. Raportet e Entit të Energjisë, provojnë se KESH ka shkelur ligjin vitin e kaluar dhe deri në këtë moment pasi nuk e ka nxjerrë energjinë e pakontraktuar në bursë, por e ka blerë shtrenjtë dhe e ka shitur lirë tek kompanitë private seksere të energjisë elektrike. Vitin e kaluar, KESH ka deklaruar se ka blerë jashtë bursës rreth 561 mijë megavat orë me çmim më të lartë sesa shitej në bursë.”

Bardhi kërkon nga SPAK një hetim të shpejtë duke theksuar se ka shkelje masiv të ligjit dhe abuzimi është i madh me paratë e shqiptarëve.

Klan News