Pasi ka dëgjuar për afro tre orë pretendimet e palëve, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të lërë në fuqi taksat e reja vendore të vendosura në fillim të këtij viti nga Bashkia e Tiranës.
Argumentet e sjella nga përfaqësues të shoqatës së mbrojtjes së tregtarëve dhe të tregut nuk e kanë bindur Gjykatën Kushtetuese për ta pezulluar ligjin e ri deri në marrjen e një vendimi final për këtë çështje.
Përfaqësuesit e biznesit janë të bindur se ligji do të shfuqizohet, pasi është antikushtetues dhe ka pasoja negative tek subjektet.
Në Janar të këtij viti Bashkia e Tiranës rriti ndjeshëm taksat vendore, që sipas biznesit u 10-fishuan për zënien e hapësirë publike dhe u dyfishua taksa e pastrimit.
Në Janar u vendos edhe një taksë e re, ajo e infrastrukturës arsimore. Edhe pse Bashkia u tërhoq nga rritja e disa taksave, sërish sipas tregtarëve ato mbeten të larta.
Tv Klan