“Dibra në Festë” bëri bashkë fermerë të qarkut të cilët ekspozuan produktet e tyre në një panair. Aktiviteti u zhvillua në qytetin e Peshkopisë, ndërsa prodhuesit ekspozuan jo vetëm fruta, por edhe produkte të tjera tipike të zonës. Organizimi është një mundësi për gjetjen e tregut, por ka si synim nxitjen e banorëve për t’u marrë me bujqësi dhe blegtori.
Pjesëmarrësit në panair janë të kënaqur me prodhimin e këtij viti, jo vetëm ata që merren me kultivimin e qershisë. Ndonëse çmimi i produkteve ka qenë më i lartë këtë vit fermerët sërish ankohen për kostot e larta të prodhimit.
“Prodhimi ka qenë shumë i mbarë. Jemi të kënaqur!”
“Qershi ka pasur shumë sivjet Dibra, mbingarkesë në prodhim. Shyqyr zotit u bë mirë se veç tregtarëve që çojnë cilësinë e parë për Tiranë kanë hyrë edhe grumbullues të tjerë.”
“Kjo qershi përshembull minimumi ka pasur shtatë spërkatje, pesticide. Shumë shpenzime ka.”
Me këtë aktivitet Bashkia e Dibrës kishte zgjedhur për të çelur sezonin e ri turistik. Pritshmëritë për këtë verë janë më të larta se një vit më parë.
“Dibra nuk ka vetëm bukur natyrore, por ka edhe prodhime. Parashikohet që ky vit të jetë mbi 50 mijë vizitorë.”
Aktiviteti “Dibra në Festë” është kthyer në një traditë në qytetin e Peshkopisë.
Klan News