Britney Spears këngëtarja e famshme në vitin 2007 ka rruajtur kokën para fotografëve, më pas ajo sulmoi makinën e një paparaci dhe më pas është larguar me shpejtësi. Këto incidente ishin fillimi i “shkatërrimit të Britneyt”

Këngëtarja humbi kujdestarinë e dy djemve të saj me ish-burrin Kevin Federline dhe u shtrua në mënyrë të pavullnetshme në një repart psikiatrik.

Sipas ligjit të Kalifornisë, Britney u vendos nën kujdestarinë e babait të saj Jamie Spears duke marrë kështu nën kontroll edhe pasurinë e saj pasi u gjykua si e papërshtatshme për t’u kujdesur për veten e saj.

Një dokumentar i ri, Framing Britney Spears, tregon se si Britney, 39 vjeç kaloi nga të qenit një këngëtare e famshme, në një njeri që i kontrollohet karriera, pasuria dhe jeta e saj personale nga i ati.

Ky dokumentar pretendon se Jamie nuk ishte kurrë shumë afër vajzës së tij. Në vitin 2019 këngëtarja ka njoftuar se anulloi qëndrimin e saj në Las Vegas për të pushuar, por ajo përfundoi në një spital psikiatrik pa vullnetin e saj nga i ati, pasi kishte refuzuar të pinte ilaçet.

Jamie deklaroi se vajza e tij kishte demencë dhe nuk ishte në gjendje të kujdesej për veten e saj pavarësisht  faktit se ajo kishte arritur të kryente tre turne botërore dhe të publikonte katër albume dhe të merrte pjesë si juri në spektaklin “X Factor” në SHBA.

Kjo gjë bëri që të krijohej një lëvizje #FreBritney ku kërkonin që të hiqej kontrolli i Jamie mbi vajzën e tij.

Vetë Britney ka shprehur dëshirën që babai i saj të hiqet nga roli i kujdestarit, por u refuzua nga një gjykatë amerikane në Nëntor, pavarësisht se avokati i këngëtarit tha që ata nuk kanë një marrëdhënie të mirë.

Një seancë tjetër gjyqësore u zhvillua dje në Los Anxhelos. Dhe, pas publikimit të “Framing Britney Spears” disa yje përfshirë Miley Cyrus dhe Sarah Jessica Parker kanë deklaruar publikisht mbështetjen e tyre për të. /tvklan.al