4 shkurt 2007, ky shpërthim simbolizon nisjen e punimeve për projektin më madh infrastrukturor të ndërmarrë ndonjëherë në Shqipëri, autostradën Rrëshen-Kalimash. Pjesë integrale e korridorit që nis nga porti i Durrësit e vijon drejt kufirit me Kosovën e më andej në Prishtinë.
Sali Berisha: “Le të përshëndesim nga ky vend së pari të gjithë taksapaguesit shqiptarë, sepse kjo rrugë është vepër e mundit dhe e djersës tyre.”
Propozimi i parë për ndërtimin e kësaj rrugë u hodh në vitin 1996, nga presidenti i asaj kohe dhe kryeministri aktual Sali Berisha. Por ideja mbeti e pa materializuar për shkak të rrethanave të atëhershme.
Në vitin 1999, propozimi u ripërsërit nga ish-kryeministri Pandeli Majko. Ky i fundit madje vendosi dhe aplikimin e një takse e ashtuquajtura taksa Majko, mbi çdo shërbim e mall kudo në Shqipëri.
Pandeli Majo: “Do kemi një taksë pa limit e cila do tu bjerë në kurriz qytetarëve. Unë ju siguroj që me mënyrën e modulimit të këtij fondi, që këtu është e përjashtuar ky moment.”
Taksa u mblodh për disa vite rresht, duke sjellë në arkën e shtetit më se 250 milion dollar me kursin e sotëm. Fonde që duhet të destinoheshin për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Por fati i tyre me përjashtim të punimeve të xhenios në një segment që tërësisht i ndryshëm.
Por për të dalë nga tuneli pa krye ku ishte futur fati i rrugës, do të duhet të mbërrinte viti 2006. Korrikun e këtij viti qeveria Berisha shpalli një tender të hapur ndërkombëtar, termat e së cilës u hartuan me konsulencë të Bankës Botërore dhe u publikua në gazetën prestigjioze Financial Times dhe në faqen e i internetit të KE-së.
Nga katër kompanitë pjesëmarrëse oferta më e mirë mbërriti nga Bektel Enka, një bashkim kompanish turko-amerikane.
Lulzim Basha: “Ky është padyshim tenderi më transparent dhe më ligjor i bërë ndonjëherë në historinë e prokurimeve shqiptare. Ai filloi me kontraktimin e një prej kompanive më të njohura europiane për këshillim në fushën e infrastrukturës. Kompani në listën e rekomandimeve të Bankës Botërore. Personalisht ndihem krenar dhe fatlum që mu dha rasti të jap kontributin tim në këtë projekt dhe në këtë ëndërr brezash.”
S’ka dyshim që nga pikëpamja inxhinierike, ky tunel përbën vështirësinë më të madhe të të gjithë projektit.
Sali Berisha: “Sot, tuneli më i gjatë që ekziston në vend, por edhe në rajon, tunel i cili bën të mundur shkurtimin e distancës midis Tiranës dhe Prishtinës, midis Kukësit dhe Tiranës, Durrësit. Tunel i cili do të ndërtohet sipas parametrave më moderne të kohës.”…/tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro