Tre kambere ne nje dere”/Bujar Kapexhiu prezanton ekspoziten e tij te fundit!
Do ta nisim programin me një nga personalitet që i ka dhënë shumë kulturës dhe artit shqiptar. Ai është një aktor, regjisor dhe skenarist shumë i njohur.Jo vetëm kaq por ai është gjithashtu një karikaturist i shquar dhe vetëm para pak ditësh ashtu siç rrëfeu në studion tonë (Natën e ndërrimit të viteve, 31 dhjetor) realizoi një nga objektivat e tij, ai çeli në Muzeun Historik ekspozitën me karikatura të quajtur “Tre kamberë në një derë”. Për të na folur më shumë rreth kësaj ekspozite do të kemi në studio Bujar Kapexhiun. Bujar Kapexhiu është regjisor, skenarist dhe aktor i mirënjohur shqiptar. Kapexhiu studioi për aktor në shkollën e lartë pranë Teatrit Kombëtar, si edhe kursin e lartë pasuniversitar për regjisor po aty. Më 1968 filloi punë si regjisor në Teatrin e Estradës së Tiranës ku shkroi shumë skeçe, parodi, kuplete si edhe u mor me karikaturë për organet e shtypit. Deri në vitin 1985 xhiroi rreth 20 filma vizatimorë në shumicën e të cilëve është skenarist ose bashkëskenarist, regjisor dhe piktor ; mes tyre spikat edhe Pipiruku, personazhi i dashur për fëmijët i ndërtuar prej tij. Pas vitit ’85 iu përkushtua zhanrit të kinokomedisë duke u shquar për individualitetin e spikatur.
Në një kohë mjaft të shkurtër xhiroi katër filma artistikë : “Dy herë mat”, 1986, “Tela për violinë”, 1987, “Stolat në park”, 1988, “Edhe ashtu, edhe kështu”, 1989. Në datën 8 qershor në orën 18:00, Bujar Kapexhiu çeli në Muzeun Historik ekspozitën “Tre kamberë në një derë”. Një ekspozitë me 200 karikatura dhe i dedikohet dy ish-kryebashkiakëve të Tiranës si dhe kryebashkiakut aktual. Ekspozita ishte caktuar të hapej më 8 mars, por pandemia e mbajti 3 muaj të mbyllur në sallën e Muzeut Historik. Në 8 qershor, ajo i hapi dyert për vizitorët, sipas një protokolli të caktuar, “ruani distancën dhe me maskë”.
“Eja n’shpine tende”, nisma qe promovon vendet me te bukura shqiptare!
Andriola Kambo është Drejtore Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon. Andriola Kambo vjen nga bota akademike, ku shquhet për kontributin e saj disa vjeçar, në pasurimin e biblotekës shkencore të historisë shqiptare. Projekti i turizmit rajonale është nisma më e re e Unioni te Bashkive Shqiptare ne Rasjon. Pas pandemisë së COVID-19 ky projekt ështeë një domosdoshmeri për rimëkëmbjen e ekonomive lokale dhe Unioni i vjen në ndihmë të gjitha qyteteve shqipfolese te rajonit duke përmirësuar aftësinë e tyre për të mbështetur turizmin rajonal përmes promovimit, inovacionit dhe diversifikimit të paketave turistike.
Tashme janë në nisje të këtij projekti dhe kanë filluar me krijimin e një produkti specific që janë krijimi i 3 guidave të përbashketa rajonale të cilat kanë perfshirë itinerare të njohura dhe të panjohura për qytetaret e rajonit duke i ofruar një shumëllojshmeri për eksplorimin e të gjitha formave te turizmit, u jep mundesi ekploruesve për të njohur historinë, kulturën dhe kulinarine por normalisht dhe një paketë e kushtuar turizmit bregdetar për ti ofruar mundesi të njohin më mirë të gjitha të mirat që na i ka dhënë natyra. Realizimi i spotit promovues si startimi mediatik i këtij projekti me perfshirjen e personazheve me të njohur për publikun me sloganin “Eja n’shpi” është thirrja që u behet cdo inidividi, e cdo qytetari të rajonit që pervecse të kaloj pushimet në një vend të rajonit të kontribuoje që efektet në ekonominë lokale të jetë sa më të pakta dhe në këtë menyre jo vetem i vijmë në ndihmë njeri tjetrit por dhe ofrojmë mundësi për bashkepunime të tjera në të ardhmen.
Uljet Red Friday ne Top Shop!
Në këtë pjesë të tretë do të flasim për Red Friday, fundjavën e uljeve që vijnë nga dyqanet e Top Shop. Për 4 ditë klientet do të mund të përfitojnë nga çmimet më të mira dhe ofertat më pikante në produktet që aq shume i duan. Do të kemi në studio Silvana Shmilli, perfaqesuese e TOP SHOP. RED FRIDAY, fundjava e uljeve në TOP SHOP. Vetëm për 4 dite; 12-13-14-15 Qershor klientet do të mund të përftojnë nga uljet më të mira, deri në 70% në produktet e tyre të preferuar në brandet; Dormeo, Delimano, Rovus, Ëellneo. Enkas për ndjekesit e emisionit, oferta do të jetë aktive gjatë momentit të transmetimit.
Kështu ato të mund të përfitojnë të parët nga ofertat duke telefonuar në numrin 044 51 44 74, (numrin e duan të qëndrojë i afishuar gjate bisedes). Theksi gjatë bisedës: Uljet dhe ditet e ofertave · Menyrat e blerjes ne TOP SHOP (dyqan, telefon, internet) · Prezantimi i ofertave dhe produkteve ne Studio · Siguria ne blerje ne lidhje me situaten. · Enkas per ndjekesit e emisionit, oferta do te jete aktive gjate momentit te transmetimit. Keshtu ato te mund te perfitojne te paret nga ofertat duke telefonuar ne numrin 044 51 44 74, nr i cili qendron i afishuar gjate bisedes.