Aktorja dhe moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj ka humbur ditën e sotme babain e saj. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë Rudina përmes një postimi në Instagram.
“I shtrenjti im, më thave shpirtin! Lamtumirë diell zemre! Shko pranë Zotit, Rexhep Dembacaj”.
Babai i saj ishte prej disa kohësh në gjendje jo të mirë shëndetësore. Edhe para disa ditësh, në postimin e saj për ditëlindje, aktorja u shpreh se ditëlindja e gjeti tek dera e spitalit./tvklan.al