Ambasadorja e Francës në Shqiperi, Catherine Suard/Java e kultures franceze

Vendi i parë që viziton një francez në Shqipëri? Ambasadorja Catherine Suard e ka përgjigjen!


Javët Kulturore Ndërkombëtare kanë filluar dhe e para që servir gostinë e saj për kryeqytetin është Franca. Me një kalendar të ngjeshur ekspozitash, kulinarie, një shfaqje mbi ujë në Liqenin Artificial dhe veprimtari të tjera që s’duhen humbur, është momenti të provoni pak shije franceze.

Por edhe Franca ndërkohë po shijon Shqipërinë. Ambasadorja Catherine Suard, e cila ndodhet prej 9 muajsh në Shqipëri, rrëfen për “Rudina” në Tv Klan për qëndrimin e saj. Në fillim të intervistës ajo tha se e para gjë që kishte vënë re ishin ullinjtë dhe kafenetë, por në udhëtime përtej Tiranës ka zbuluar edhe më shumë e madje tashmë e ka edhe qytetin e preferuar.

Rudina Magjistari: Keni udhëtuar përtej Tiranës?

Catherine Suard: Patjetër. Unë jam ambasadorja e Francës dhe destinacioni i parë jashtë Tiranës për një francez ku shkohet? Korçë.

Rudina Magjistari: Parisi i vogël! E vërtetë, e vërtetë!

Catherine Suard: Kemi vërtet një histori të gjatë me Korçën. Autoritetet tona dëshirojnë që të shikohet mundësia të ringjallet edhe kjo histori e vjetër marrëdhëniesh që kemi me Korçën, pra do të shikojmë se ç’mund të bëhet me liceun e Korçës, ta bëjmë të rijetojë ai lice, kemi shumë lidhje me atë vend, alenaca franceze dhe pritem shumë mirë atje. Kemi edhe lidhje me një qytet francez që është binjakëzuar me Korçën, kemi shumë projekte me Korçën, kam shkuar disa herë. Adhuroj gjithashtu Muzeun e Ikonave në Korçë, është një univers në vetvete. Gjithashtu kam shkuar në Durrës, në Shkodër, në liqenin e Bovillës me kolegët e delegacionit të BE, ambasadorët e rinj të BE, një moment shumë i bukur.

Sa i përket ushqimeve, ambasadorja vlerësoi frutat, perimet dhe peshkun që Shqipëria duhet t’i konsiderojë një thesar. Gatimi që i ka bërë më shumë përshtypje vjen sërish nga Korça, lakrori tradicional./tvklan.al

Live nga Shkodra- Justina Aliaj sjell teatrin poetik “Mall për vendlindje”

Top Shop/ Sytë te ofertat, ulje deri në 70% për vetëm 5 ditë