Personazhet shqiptare rrefejne ne kohet e coronavirusit!
Do të vazhdojmë të flasim për situatën e krijuar nga corona virus, këtij armiku të padukshëm që ka marrë mijëra jetë në botë dhe që urojmë ta luftojmë sa më parë dhe ta izolojmë. Ne do ta vazhdojmë programin me të ftuarit që do të kemi në studio, por edhe lidhjet Skype, me personazhe të ndryshëm, për të ka kaluar të gjithë bashkë, sa me lehtë këtë situatë.
Lidhjen e parë skype që do të realizojmë sot, do të jetë me një miss pa moshë kemi thenë për të. Ajo prej disa ditësh po përjeton karantinimin me familjen e saj. Lidhja me Skype me Valbona Selimllari, Miss-i parë shqiptar/Këshilltare për Çeshtjet sociale në Bashkinë e Tiranës
“Sa jena dasht”/ Aurel Thellimi prezanton kengen e tij me te re!
Edhe në këtë pjesë të dytë, do të vazhdojmë me lidhjet me Skype, por do të kemi edhe një këngëtar në studio, I cili do të promovoj këngn e tij më të fundit në këto kohë koren.
Fillimisht realizojmë lidhjen që kësaj here do të jetë nga Gjirokastra, me një mike të programit tonë. Ajo është Olga Kalimera, e cila do të na tregoj më shumë se si është gjendja në këtë qytet dhe si e ka perjetuar izolimin… Lidhje në skype me Olga Kalimera nga Gjirokastra
Via Skype me Floriana Garon nga Gjeneva, Zvicer!
Bota siç e dini është përfshirë nga një gjendje totalisht kaosi për shkak të koronavirusit. Edhe në Gjenevë, në Zvicër kanë nisur të merren masa për të parandaluar përhapjen e virusit të ri dhe të rrezikshëm. Për të na folur më tepër për gjendjen në të cilën gjendet qyteti, por edhe për ta pyetur se sip o e perjeton këtë moment, do të kemi një lidhje skype me Floriana Garon, e cila prej disa vitesh jeton atje së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët.
Lidhje Skype: Floriana Garo nga Gjeneva