Leksione dashurie nga Mihrije Braha dhe Naim Abazi: 3 dekada bashkë, ja sekreti


Do të jemi sot në studio me një çift shumë të njohur që na vjen nga Kosova. Ajo është një këngëtare, një nga ato figura të dashura për të cilën duket se mosha nuk kalon kurrë, me shumë këngë dhe me koncerte kudo ku ka shqiptarë. Ndoshta karriera e saj nuk do të ishte kaq produktive po të mos kishte në krah një bashkëshort artist, një këngëtar, moderator dhe tekstshkrues. Gjithnjë të suksesshëm dhe në formë, ata mbetën shumë të preferuar për artin dhe muzikën e tyre. Ata janë Mihrije Braha dhe Naim Abazi.

“Kjo është vjehrra ime!”, si intervista e Mihrije Brahës në “Rudina” njoftoi krushqinë mes familjeve

Dy vite më parë, Mihrije Braha dhe Naim Abazi dhanë lajmin e bukur se djali i tyre, Platori është fejuar. Çifti i njohur shprehu lumturinë për ardhjen e Tringës në familjen e tyre, por tani pyetja e madhe është se kur do të ndodhë dasma.

“Po presim edhe ne që të na japin informatë kur do ta bëjnë dasmën, ne jemi gjithmonë të gatshëm për të aprovuar”, u shpreh Mihrije Braha pasditen e së enjtes në “Rudina” në Tv Klan.

Ajo madje ndau edhe një episod me Tringën, momentin kur ajo ka njoftuar prindërit e saj se është e lidhur me djalin e çiftit të këngëtarëve. Ngjarja ka ndodhur kur Mihrija ishte e ftuar sërish në programin e Magjistarit dhe Tringa i ka lajmëruar prindërit shumë spontanisht.

Mihrije Braha: Kur Tringa donte t’iu tregonte për herë të parë familjarëve të vet që është lidhur me Platorin, ka qenë momenti kur unë kam qenë mysafire te ti.

Rudina Magjistari: Vërtet?

Mihrije Braha: Emisioni ka qenë drejtpërdrejt, Tringa në tavolinë, më shihte mua duke biseduar në intervistën me ty, babai i Tringës i shtrirë në divan edhe i thotë “babë, unë jam e lidhur me djalin e kësaj dhe kjo është vjehrra ime”.

Rudina Magjistari: Krushka jote!

Mihrije Braha: Po dhe babai i Tringës çohet dhe i thotë “ç’po thua?” “Po”, i thotë, “unë jam në lidhje me Platorin, djalin e Mihrijes dhe kjo është vjehrra ime”.

Andriola Kambo: “Muza Competition”, revista dhe surprizat e edicionit te III

Në këtë pjesë të emisionit do të flasim për një projekt të bukur, një mundësi e mirë që promovon kreativitetin e talenteve të rinj në fushën e fashion-dizajnit e modës, por dhe elementët etnografikë e modernë që lidhen me turizmin rajonal të Ballkanit.

Pas dy viteve të suksesshme, ndryshe nga dy edicionet e kaluara “Muza Competition” vjen këtë herë për herë të parë e prezantuar përmes një reviste të dedikuar që vijon zinxhirin e Muza Competition, aktivitetit madhështor që bashkon mbarë shqiptarinë duke rijetëzuar elementët etnografikë kombëtarë në rajon.

I gjithë ky projekt vjen i organizuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon në bashkëpunim dhe me mbështetjen teknike e konceptuale të revista BORDO, në një event që realizohet dhe nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

/tvklan.al