#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Bruna Rigon, parukierja shqiptare e famshme në TikTok
Drama e një nëne shqiptare që niset drejt Anglisë për të shpëtuar djalin
Klinika e Fertilitetit “Hygeia”
“Erdhi të blinte bukë, përfundoi në ëmbëlsira”, Bruna Rigon rrëfen si nisi dashuria me brazilianin
Bruna Rigon është një parukjere shqiptare e cila prej vitesh jeton në Amerikë. Ajo është bërë e njohur për shkak të historisë së jetës së saj. Ajo ka 30 vite që ka shkuar në Amerikë. Ajo rrëfen se para largimit ka qenë e dashuruar në Shqipëri dhe se lindi edhe djalin, por u largua kur punët nuk shkuan ashtu siç kishte menduar. Në Amerikë ajo u njoh me Paolon, brazilianin që i rrëmbeu zemrën dhe me të cilin ndan jetën që prej 25 vitesh.
E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Bruna Rigon ka treguar se si ka nisur kjo dashuri dhe për paragjykimet që ajo ka pasur dhe ka akoma për lidhjen e saj. Historia e tyre ka nisur në dyqanin ku punonte Bruna, aty braziliani Paolo kishte vajtur për të marrë bukë, por pasi Bruna e kishte qerasur me një ëmbëlsirë ai shkonte çdo ditë te dyqani.
Rudina Magjistari: Si u njohe me bashkëshortin?
Bruna Rigon: Me Paolon jemi njohur në dyqanin e bukës së motrës së madhe. Motra e madhe me bashkëshortin kanë një furrë buke. Tani e kanë kthyer në pikë shumice, por dikur kanë patur tre dyqane, një nga ata e menaxhoja unë. Aty erdhi Paolo dhe aty jemi njohur.
Rudina Magjistari: Erdhi të blinte bukë?
Bruna Rigon: Erdhi të blinte bukë, por përfundoi në ëmbëlsira. Paolo i hante shumë ëmbëlsirat dhe unë e qerasa me një ëmbëlsirë. Ai po vinte për ditë dhe s’po e kuptoja po vinte për ëmbëlsirën falas apo për ndonjë ëmbëlsirë tjetër.
Rudina Magjistari: Se sa herë vinte ti i jepje nga një ëmbëlsirë?
Bruna Rigon: Atëherë ka qenë ndeshje luante Brazili me Francën dhe më ftoi në këtë festë që po bënte me brazilianët dhe unë shkova. Aty më prezantoi si e dashura ime. Por nuk kishim lidhje në moment.
Rudina Magjistari: Si u ndjeve ti kur të prezantoi?
Bruna Rigon: Si mund të ndihesh kur je para një djaloshi 28-vjeçar, unë isha 23 vjeçe, 2 metra i gjatë i sjellshëm, i bukur shumë i kulturuar dhe mbi të gjitha ishte…pa dokumente.
Rudina Magjistari: Paska pasur goxha pajë!
Bruna Rigon: Në atë moment duke qenë se ishte në fillimet tona në Amerikë dhe nuk ishte thyer akoma tabuja që të martohesh me të huaj, të gjithëve u lindi pyetja, mos e ka marrë për dokumente këtë. Mirëpo dokumentet i mori pas 5 viteve dhe ja ku jemi 25 vjet mbrapa.
I vdiq djali 9 vjeç, Jeta Ismail Geci rrëfen përpjekjet për ta shpëtuar: U nisëm me skaf…
Jeta është një grua nga Tropoja e cila është përballur me dramën më të madhe që mund të përballet një nënë, humbjen e një fëmije. Ajo ka humbur djalin e saj të parë, Liridonin kur ai ishte vetëm 9 vjeç dhe edhe pse kanë kaluar shumë vite që prej asaj kohe, ajo ende e kujton si të kishte ndodhur dje.
E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ajo ka treguar për të gjitha përpjekjet që ajo bëri për ta shpëtuar djalin e saj. Por sado u përpoq, Liridoni u nda nga kjo jetë. Jeta u detyrua të vazhdonte jetën dhe pavarësisht brengës së madhe që i la kjo humbje ajo vazhdoi jetën dhe ju kushtua tre fëmijëve të tjerë, djalit dhe dy vajzave.
Për djalin e saj ajo ka treguar se e ka ndier që diçka nuk shkonte që kur ishte në muajin e 8 të shtatzënisë dhe kur shkoi te doktori i thanë se fëmija i kishte vdekur në bark. Pasi i bënë gjilpërën që të nxiste dhimbjet e lindjes, dhe foshnja lindi kuptuan se fëmija ishte gjallë, por sërish diçka nuk shkonte…
Rudina Magjistari: Mjekët çfarë diagnoze dhanë.
Jeta Ismail Geci: Palca cerebrale. Kur fëmija i parë ishte 2 vjeç vendosa që të kem një fëmijë tjetër. Kur ka qenë çuni 1 vjeç, fëmija i dytë, ky 3 vjeç, kam ikur për në Angli.
Rudina Magjistari: Pra vendose të ikësh në Angli?
Jeta Ismail Geci: Mendoja se do gjeja ndonjë shërim atje!
Rudina Magjistari: Domethënë vetëm për djalin ti more çdo lloj risku dhe u nise për në Angli?
Jeta Ismail Geci: Mendoja se atje do e shëroja!
Rudina Magjistari: Bashkë me bashkëshortin?
Jeta Ismail Geci: Me bashkëshortin dhe dy djemtë.
Rudina Magjistari: Si vajtët në Angli?
Jeta Ismail Geci: Me skaf deri në itali. Prezantoheshim si kosovarë. Kemi ndejtur një muaj në Itali gjasme si kosovarë jo shqiptarë.
Rudina Magjistari: Shqiptarë të Kosovës?
Jeta Ismail Geci: Shqiptarë të Kosovës. Shqiptarë, por thoshim jemi nga lufta.
Rudina Magjistari: Pastaj nga Italia?
Jeta Ismail Geci: Kemi ndejtur një muaj në Itali në Leçe. Na kanë ndihmuar shumë në Itali, por prapë unë synimin e kisha në Londër se mendoja atje ka doktorë që do më ndihmojnë për çunin. Kemi ikur me tren deri në Francë. Në Francë kemi bërë letrat si njerëz dhe kemi ikure me trenin ekspres. Kam ikur shumë-shumë kollaj. Më ka ndihmuar Zoti besoj! Vetëm prej çunit! Vlorë, Itali me skaf, aq ka mbaruar lodhja shumë e madhe.
Rudina Magjistari: Arritët në Angli, aty kërkuat menjëherë ndihmë? Çfarë ndodhi?
Jeta Ismail Geci: Njëherë kam ndejtur te të afërmit e mi. Pas disa kohësh që e regjistruam çunin te doktorët thanë… po nuk është se gjeta ndonjë shpresë.
Rudina Magjistari: Pra atje nuk të dhanë shpresë?
Jeta Ismail Geci: Kishte shumë atje si çuni im. Kishte shumë. Ata nuk e luftonin sëmundjen. Vetëm bënin terapi, e kisha në një shkollë speciale. Por prapë brenga është shumë e madhe.
Rudina Magjistari: Sa zgjati ashtu?
Jeta Ismail Geci: Kur kam ikur Liridoni ka qenë 3 vjeç. Ai ka vdekur në 2005, në Dhjetor, në moshën 9-vjeç e gjysmë. E kemi varrosur atje shkoj e vizitoj shpesh.
“Sheila ëmbëlsira e shtëpisë”, Jeta Ismail Geci tregon si e zbuloi talentin e modeles së vogël
E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan Jeta Ismail Geci ka treguar për të gjitha përpjekjet që ajo bëri për të shpëtuar djalin e saj. Por pavarësisht përpjekjeve të saj, nga ikja me skaf në Itali, te mbërritja në Angli Liridoni u nda nga kjo jetë.
Jeta u detyrua të vazhdonte jetën dhe pavarësisht brengës së madhe që i la kjo humbje ajo vazhdoi jetën dhe ju kushtua tre fëmijëve të tjerë, djalit dhe dy vajzave. Jeta mund të jetë shumë e vështirë, por ajo patjetër ka të bukurat e saj këtë ka treguar edhe Jeta, e cila tani është menaxhere e vajzës së saj të vogël, modeles Sheila Chanel e cila iu bashkua në studio.
Jeta Ismail Geci: Sheila ëmbëlsira e shtëpisë!
Rudina Magjistari: Si ndryshon jeta në këtë rast, pavarësisht se vijnë këto lajme të bukura, këto ngjarje të jashtëzakonshme, fëmijët në familje, por plaga mbetet besoj unë dhe malli nuk kalon kurrë, apo jo?
Jeta Ismail Geci: Normal! Jeta ka ndryshuar total, me vajzat, me çunin. Ne akoma e kujtojmë, kemi shumë video të Doinit, fotografi, shkojmë e vizitojmë çdo muaj. E kemi afër. Por prapë jemi shumë të lutmur, fëmijët e tjerë janë shëndosh e mirë.
Rudina Magjistari: Vajza e vogël e ka emrin?
Jeta Ismail Geci: Sheila Chanel.
Rudina Magjistari: Sheila Chanel, e cila ndërkohë duket se do të bëhet edhe “star” i familjes suaj në këtë kapitull të ri të jetës suaj. Duket se vëmendja është përqendruar te të tre fëmijëve, por sidomos te vazja e vogël. Duket sikur ka marrë të gjithë shkëlqimin tuaj dhe është duke e shpërndarë. Ku e pe talentin e saj për herë të parë?
Jeta Ismail Geci: Kur ishte Sheila e vogël, i gjithë fokusi ishte te Sheila. E vishnim bukur, si kukull. Kjo bënte foto, pozonte, si një fëmijë i vogël. Një ditë na morën në telefon dhe na thanë se e donin Sheilën në studio. E kështu vazhdoi që 4 vjeçe./tvklan.al