Brunilda dhe Ina: Marredhenia jone si motra!
Në këtë pjesë të parë do të kemi dy motra të cilat do të na rrëfejnë për marrëdhënien e tyre të fortë mes njëra- tjetrës. Nuk janë binjake, kanë 5 vite diferencë, por aman ngjasojnë shumë me njëra-tjetrën. Njëra prej tyre është moderatore televizive, por që për shkak të ardhjes në jetë të vajzës së saj të parë, I është përkushtuar terësisht mëmësisë. Ndërsa motra e saj është në profesion grimiere. Ato janë nga qyteti i bukur i luleve, Permeti.
Brunilda Lahe është moderatore e njohur televizive, e cila prej pak kohësh ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë Hanën. Brunilda është angazhuar si moderatore në emisioni të ndryshme si Dita ime në Vizion Plus si dhe për 4 vite drejtoi në tring emisionin “My Living”. Aktualisht I është dedikuar kujdesit të vajzës së saj të vogël Hanës, e cila ka ardhur në jetë pak muaj më parë. Gjithashtu përmes rrjeve të saj sociale ndan shpesh këshilla nga eksperienca e saj aktuale me rritjen e vajzës për nënat e reja.
Juxhina Lahe ( Ina ) është e martuar dhe ka një vajzë 10-vjeçe me emrin Amelia, është 28 vjeç dhe e festoi ditëlindjen vetëm pak ditë më parë. Ka jetuar deri një vit më parë në Përmet dhe tashmë është zhvendosur në Tiranës. Në profesion është grimiere dhe parukiere.
Brunilda dhe Ina kanë 5 vite diferencë më njëra-tjetrën. Në familjen e tyre janë 3 fëmijë Brunilda është fëmija i parë, më pas kë lindur Ina dhe në fund me vetëm një vit diferencë nga Ina, ka ardhur në jetë vëllai I tyre Fatjoni. Ina ka qenë shumë e lidhur me vëllain Fatjonin deri në adoleshëncë, për shkak dhe të moshës pasi kanë 1 vit diferencë me njëri-tjetrin, madje motër e vëlla visheshin gati njësoj.
Më vonë kur Juxhina u rrit u bë ‘shoqe e ngushtë’ me motrën e madhe Brunildën. Brunildën e kishin pak frikë si motër e madhe pasi e ëma e linte gjithnjë të kujdesej për motrën dhe vëllain më të vogël.
Trendet e modeleve dhe ngjyrave te flokeve – Vere 2020!
Në këtë pjesë të programit do të ndalemi tek trendet e fundit të modeleve të flokëve , për krehjet apo ngjyrat e këtij sezoni -verë 2020. Përmes materialit që kemi përgatitur do të sjellim sugjerimet dhe këshilla mjaft të vlefshme nga parukieri Eni Xhixho.
“Enderr”, nje projekt muzikor veror nga Erik Lloshi dhe Denis Taraj!
Në këtë pjesë të tretë do të kemi të ftuar dy këngëtarë, të cilët sapo kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të dytë. Erik Lloshi dhe Denis Taraj pas këngës së tyre të parë “Vëlla” vijnë me një tjetër këngë të re “Ëndërr”, një projekt muzikor veror xhiruar në Dhërmi. Për të folur më tepër për këtë bashkëpunim të tyre ftojmë në studio: Erik Lloshin dhe Denis Taraj.
Pas bashkëpunimit të parë “Vëllai” këngëtarët Erik Lloshi dhe Denis Taraj kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të dytë “Ëndërr”, një projekt muzikor veror, xhiruar në Dhërmi.
Erik Lloshi dhe Denis Taraj përveç bashkëpunimeve janë dhe miq të mirë.
Në Instagramin e tij Denis Taraj ka shpërndarë një foto ku tregon humbjen e peshës rreth 20 kg nga 105 në 85 kg.
Ndërsa Erik Lloshi ka shpërndarë një foto ku tregon tatuazhin e tij në krah që ja ka dedikuar nënës së tij: “Jeton dikush në këtë botë që të do më shumë se veten. Ajo është nëna”