Të ftuar:

Edlir Reka 

Ditën e premte, një prej të ftuarve në programin “Rudina” në Tv Klan ishte edhe Edlir Reka, 20-vjeçari nga Berati, i cili pretendonte se kishte fituar çmimin e parë në Rusi me një prej pikturave të tij. Gjatë emisionit u shfaq edhe piktura, e cila sipas tij tashmë qëndronte në Muzeun e Artit Modern në Moskë.

Menjëherë pas programit, të parët që reaguan ishin qytetarët që ndjekin prezantuesen Rudina Magjistari në Instagram. Ata shkruanin krahas fotos së Edlir Rekës, se piktura që ai pretendon se është e tij, në fakt është e një artisti kanadez që quhet Blu Smith. Çuditërisht piktura e Edlir Rekës e afishuar në Dhjetor është një kopje identike me atë të piktorit kanadez.

Piktura që ai ka postuar lë të dyshosh se Edliri nuk ka fituar asnjë çmim në Moskë, por është thjeshtë një lajm i rremë që është shoqëruar me një mashtrim photoshop-i duke marrë foton e pikturës së artistit kanadez dhe duke e postuar në Instagram si të vetën. Sot ai ishte i ftuar sërish në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur mbi të vërtetën.

Rudina Magjistari: Na ke shqetësuar këtë fundjavë të gjithëve nga një e vërtetë e cila rezulton të jetë tërësisht ndryshe. Si është e vërteta sipas teje?

Edlir Reka: Të gjithë janë të shokuar, por aq sa jam unë i tronditur s’besoj se është dikush tjetër.

Rudina Magjistari: Pse je ti i tronditur?

Edlir Reka: Nuk është aspak e lehtë kur lexon tituj të tillë nëpër gazeta. Çdokush do ndihej keq. E gjithë zanafilla nisi nga një adresë fallso.

Rudina Magjistari: Nuk ka rëndësi kjo, fakt është ai personi na njoftoi që ajo pikturë në fakt i takonte një personi tjetër.

Edlir Reka: Është e vërtetë. Ajo nuk është piktura ime. Unë këtë e kam pranuar.

Rudina Magjistari: Jo nuk e ke thënë, ndryshe nuk do kishe qenë i ftuari im dhe i askujt tjetër, të jesh i sigurt për këtë. Unë dua që sot të themi të vërtetën për gjithë publikun.

Edlir Reka: E vërteta është thënë dhe është treguar haptazi.

Rudina Magjistari: Cila është e vërteta, a ke qenë ti ndonjëherë në Moskë?

Edlir Reka: Përsa i përket pjesëmarrjeve në konkurse në fushën e artit kjo është e vërtetë dhe nuk më intereson se çfarë thuhet.

Rudina Magjistari: A qëndron kjo pikturë e varur në muret e Muzeut të Artit Modern në Moskë?

Edlir Reka: Për aq kohë sa është e nënshkruar kontrata po.

Rudina Magjistari: Cila kontratë?

Edlir Reka: Pasi merr pjesë në një konkurs firmoset për aq kohë sa duhet të jetë diçka në një vend të caktuar.

Rudina Magjistari: Ajo pikturë është një kopje identike. Nuk ka muze në botë që të pranon një pikturë kopje.

Edlir Reka: Piktura vërtetë nuk është e imja.

Rudina Magjistari: A e ke çuar ti një pikturë të tillë në atë lloj konkursi në Moskë?

Edlir Reka: Pikturë të tillë jo, u dërgua pikturë tjetër dhe më pas ndodhi ajo që ndodhi dhe nuk dua ta përsëris për të miliontën herë.

Rudina Magjistari: Me çfarë pikture ke qenë në Moskë?

Edlir Reka: Është një pikturë tjetër që unë e kam pikturuar ndryshe, me një pamje tjetër komplet. Këtë pikturë unë e kam marrë nga Blu Smith.

Rudina Magjistari: E ke marrë me lejen e tij?

Edlir Reka: Kur kërkon një pikturë në internet nuk të shkon në mendje të marrësh leje, do sa më shpejt të dalësh nga situata.

Rudina Magjistari: Nuk ka muze në botë që të pranon me një pikturë të tillë, false, kopje dhe aq më tepër të të vlerësojnë me çmim të parë dhe të të mbajnë pikturën në muret e Muzeut të Artit Modern në Moskë, kjo është e pabesueshme. Kjo është një gënjeshtër shumë e rëndë publike. Ti del nëpër programe dhe krenohesh për një gjë që s’ka ndodhur kurrë. Ti nuk e çuar asnjë pikturë në Moskë.

Edlir Reka: Atë e pranoj. Piktura në Instagramin tim nuk është piktura ime. Kemi marrë pikturën e tij dhe e kemi postuar dhe piktura të tjera gjithashtu. Mund të kem bërë një gabim dhe një gjë jo të duhur.

Edlir Reka, piktori 20-vjeçar nga Berati ka kërkuar ndjesë publike në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku pranoi se piktura me të cilën pretendonte se kishte fituar çmim të parë në Moskë, nuk i përket atij.

Ai shtoi më tej se do të fshijë nga Instagrami çdo pikturë që nuk është e tij dhe se do të nisë gjithçka nga e para me punë të ndershme.

“Ëndrrat e mia janë vetëm në fushën e artit, unë aty e gjej veten. Do vazhdoj në fushën e pikturës dhe të aktrimit. Do punoj fort që të arrij atë që dëshiroj dhe uroj me shpirt që t’i arrij jo vetëm unë, por të gjithë artistët e rinj që dua të prekin atë çfarë duan.

Instagrami im do të jetë ashtu siç ka qenë shumë kohë më përpara, aty do jem unë dhe arti im. Unë jam këtu për të kërkuar ndjesë dhe për të thënë që do ta filloj nga e para. Unë këtë histori do ta mbyll këtu dhe do ta nis nga e para me punë të ndershme dhe të pastra”, tha Reka.

Iva Tiço – Gazetare

Albana Daka – Nutricioniste

Pas sfidës “10 vite më parë”, një tjetër sfidë sapo ka nisur. Ka qenë Jennifer Lopez së bashku me bashkëshortin e saj Alex Rodrigues, të cilët nëpërmjet një video në Instagram kanë nisur sfidën pa karbohidrate dhe pa sheqerna për 10 ditë me rradhë në dietën ushqimore. Kësaj sfide i është bashkuar dhe gazetarja Iva Tiço, e cila duke nisur nga sot nuk do të përdor sheqerna dhe karbohidrate për 10 ditë.

Por, nëse është e dëmshme për shëndetin kjo dietë dhe si kush persona duhet ta pranojnë këtë sfidë ishte e ftuar gjithashtu në emisionin “Rudina” edhe nutricionistja Albana Daka.

9“Për këtë sfidë mua më nominoi kolegia Mira Kazhani. Ky është një nga regjimet që Mira e bën herë pas here gjatë vitit dhe unë e admiroj për vullnetin. Duke parë që sfida për mua nuk është e lehtë e mora më shumë si sfidë vullneti dhe karakteri nëse ia dal dot të mos konsumoj ushqimet e mia të preferuara. Nuk bëhet fjalë vetëm për ëmbëlsirat, por janë brumërat, makaronat, orizi, janë edhe patatet, bizelet dhe ushqimet e konservuara dhe një pjesë e frutave”, tha Tiço.

“Ky është një regjim që ka karbohidrate, këto quhen regjime ketogjenike në të cilat mund të lejohen në 5% karbohidrate dhe dominojnë yndyrnat e mira. Është regjim shumë i mirë jo vetëm për personat e shëndetshëm, por është regjim shumë i mirë që trajton edhe një sërë sëmundjesh. Sot ka studime të mirëfillta për personat që kanë kaluar një patologji malinj regjimi ketogjenik është shumë i nevojshëm. Në këtë mënyrë kemi nivele minimale të glukozës dhe insulinës që janë ushqimi kryesor i qelizave të sëmura. Tek personat e shëndetshëm ndihmon në rritjen e imunitetit dhe quhet ndryshe dieta e rinisë”, tha Daka.

Rajna Kovaçi – Publiciste