Poema “Qielli im”/ Nje mini-film nga Kristian Koroveshi!

Të enjten e kaluar me 29 Tetor, Kristian Koroveshi prezantoi Poemën “Qielli im” të autorit Ilirian Zhupa, nën interpretimin e emrave të mëdhenjë të kineamatografisë shqiptare, si Luiza Xhuvanit, Ndriçim Xhepës, Zamira Kitës dhe vetë Kristian Koroveshit.

Projektet e suksesshme që Kristian ka sjellë këto dy vite të fundit e kanë afirmuar edhe njëherë atë si artist. Ai ka qenë i ftuar në studion e Rudinës për të folur pikërisht për premierën e tij të fundit, minifilmi i poemës “Qielli im”.

Xhirimet janë realizuar në kishën e “Shën Kollit” në Voskopojë gjatë periudhës së verës. Ky nuk është projekti i parë i Kristian Koroveshit me Luiza Xhuvanin dhe Ndriçimi Xhepën, pasi vetëm një vit më parë solli mbrëmjen poetike “Mbrëm i përshpërita një ylli”  i Rumit nën interpretimin e Luizës dhe Ndriçimim dhe vetë Kristianit.

Premiera e minifilmit është mbajtur në ambientet e jashtme të Muzeut Historik Kombëtar. Në këtë premierë numri i të ftuarve ishte i kufizuar për shkak të pandemisë. /tvklan.al

Vikena Kamenica sjelle kenget popullore tiranase ne stilin jazz!

E ftuar në takimin e grave socialiste me 30 shtator, Vikena Kamenica është shprehur se Veliaj është kryetari transformues i Tiranës. Ajo ka ftuar të gjitha gratë e Shqipërisë që në respekt të vetes, por edhe për shpresën e madhe për të ardhmen, të mbështesin PS më 25 prill.

Nisur nga deklarata e saj dhe marrja pjesë në këtë fushatë elektorale kanë dalë fjalë se Vikena do i futet botës së politikës. Për të sqaruar këto dyshime, këngëtarja në emisionin Rudina në Tv Klan, ka treguar se nuk i dihet se çfarë sjell e ardhmja, pa dhënë një përgjigje të saktë.

Rudina Magjistari: Publiku ka dyshuar se do futesh në politikë. E ke në plan që në të ardhmen të angazhohesh në politikë?

Vikena Kamenica: Jo nuk mund ta them. Është një pyetje që nuk e kam çuar në mend që të bëj një lloj diskutimi. Normalisht që unë jam shumë e sinqertë, ka ardhur një fazë e jetës tënde që ti të jesh e sinqertë me bindjet e tua dhe pse jo të bëhesh pjesë e një zhvillimi. Unë kështu e quaj veten time, në këtë fazë të jetës sime. Pas kaq vitesh eksperiencë dhe karrierë, pse jo të jem pjesë e zhvillimit të vendit tim.

Rudina Magjistari: Pra nuk thua jo?

Vikena Kamenica: Kurrë mos thuaj kurrë. /tvklan.al

Shenja me me fat e horoskopit per muajin nentor!

Astrologia Meri Shehu ka bërë edhe një herë parashikimin për zgjedhjet në SHBA. E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Shehu tha se Biden favorizohet sipas astrologjisë, por ajo pëlqen më shumë Trumpin.

“Interesi i shqiptarëve është shumë i madh, sikur të ishin zgjedhjet tona. Normalisht këto zgjedhje kanë ndikim të madh në të gjithë botën, zgjidhet udhëheqësi i planetit. Trump duket sikur e ka humbur ritmin për të qenë udhëheqësi i planetit, por urojmë të dalë mirë në zgjedhjet e popullit amerikan.

Unë i mbetem parashikimit që kam bërë para disa ditësh. Zgjedhjet nuk bëhen për dy njerëz, por duke qenë se Biden është në shenjën e akrepit dhe Trump është në shenjën e binjakëve, unë si astrologe, si favorizimin astrologjik them se fiton Biden. Ne themi atë që mund të themi për momentin. Trumpin e duam shumë, është shumë karizmatik. Unë e kam si preferencë personale, sepse më duket si lideri më i mirë”, u shpreh astrologia.

Parashikimi i Meri Shehu vjen në një kohë që sot në Amerikë po votohet dhe ende nuk dihet se cili do të jetë fituesi i zgjedhjeve. Sondazhet i japin fitoren demokratit Biden, por shumë analistë shprehen se republikani Trump do triumfojë sërish./tvklan.al