“Matura 2020”/ Evis Mula risjell kengen e Parashqevi Simakut!
E ftuara tek “Rudina”, Evis Mula tregoi se ideja e rikthimit të këngës së Parashqevi Simakut erdhi nga kolegu i saj Alfred Koçi. Kënga është bërë për maturantët e këtij viti, të cilët për shkak të pandemisë së Covid-19 nuk arritën që të organizojnë festat e tyre të maturës.
Rudina Magjistari: Si lindi ideja e rikthimit të këngës së Parashqevi Simakut?
Evis Mula: Gjërat e bukura lindin në mënyrë krejt spontane. Ne duke u gjendur edhe në periudhën e pandemisë në punë, një periudhë fare të shkurtër e kaluam online, por pastaj të gjithë iu rikthyem, me të gjitha kushtet e distancimit, iu rikthyem punës në zyrë, sepse të them të drejtën se pjesa e arsimit ka funksionuar gjatë të gjithë pjesës së pandemisë, sepse nuk mund t’i linim fëmijët dhe të gjithë nxënësit që të vegjetonin në shtëpi. Mësimi duhet që të vazhdonte, natyrisht e dimë që edhe kur je në bankë të shkollës edhe nxënësit nuk arrin t’i kontrollosh ashtu siç duhet, jo më online duke përfshirë këtu edhe shkolla të qarkut të cilët ndodhen edhe në zona më të larta. Ne i dimë jashtë mase vështirësitë që kanë hequr mësuesit. Mësuesit vërtetë kanë qenë heronjtë e kësaj. Me kolegun tim Alfred Koçi. Edhe Alfredi ka mbaruar për muzikë dhe ne duke mbuluar sektorin e sportit dhe kulturës, por duke mos patur për momentin kulturë dhe sport për t’u marrë për shkak të pandemisë, atëherë po gjendemi në të gjitha sektorët për të cilët tashmë ka nevojë Zyra Arsimore Vendore. Duke filluar që nga regjistrimet në shkolla të gjitha këto me radhë. Dëgjojmë një këngë, një orkestrale që ai e kishte në kompjuter dhe them “o Fredi pse nuk e regjistrojmë”. Kjo mund të ishte një kolonë zanore e mrekullueshme për maturantët, sepse ua kemi borxh maturantëve këtë gjë. Maturantët ndoshta nuk e dimë a do të bëjnë mbrëmjen e maturës, a do të jenë të privuar nga shumë lukse.
Rudina Magjistari: Sot duket një luks, ndërkohë që për gjeneratat e tjera ka qenë një festë e padiskutueshme, që bëhej, ndodhte, organizohej shumë më herët, bëheshin plane, thureshin ëndrra.
Evis Mula: Dhe ne menduam në fakt se ishim akoma midis, po themi shifrat nuk do ishin këtu ku janë dhe maturantët do të festonin. Gjithsesi Alfredi më dha këtë spunto./tvklan.al
Regjisorja Jozefina Maliqaj prezanton projektin me vizatime te femijeve!
Do të sjellim në këtë pjesë të dytë një insert nga një shef kuzhine I specializuar në përgatitjet e mishit në zgarë. Ai do të na japi disa sugjerime në lidhje me përgatitjen e tij, sidomos gjatë stinës së verës, ku farë mirë mund të kalojmë një piknik me familjen dhe mund të përgatisim mish në zgarë.
Herion Hajri, shef kuzhine “New York Grill”
—————————————————————————————————————-
Tani do të ftojmë një nënë 35-vjeçare, e cila ka kryer studimet për regji, por I është dedikuar tashmë veshje të personalizuara për fëmijë. Përmes vizatimeve të fëmijëve Jozefina Maliqaj realizon veshje të personazuara për të vëgjelit. Ajo do të jetë në studio së bashku me vazjën e saj, Grel ( 3 vjeç e gjysmë)
Jozefina Luci Maliqaj, 35-vjeçare është rritur në Gjermani ku ka ka jetuar me familjen dhe ka studiuar filloren. Ka perfunduar Gjimnazin e Pergjithshem ne Shqiperi e me tej ka studiuar per Regji Filmi dhe Multimedia praneAkademise se Fimlit dhe Multimedias Marubi ,Tirane. Është e martuar dhe ka nje vajze 3 vjece e gjysem e cila quhet Grel. Qe prej Vitit 2008 dhe deri sot punon si Actore Zerash per Filmat e Animuar. Dy nga personazhet e njohur per femijet qe une dublon jane:
1. Peppa – Peppa Pig
2. Pitja Roze – Miqësia ështëmagjike me ponintim të vogël (Pinkie Pie – My Little Pony Friendship is Magic)
Si linda idea për Vish Imagjinaten.
Ne 2017 vajza e saj Grel do të festonte 1 vjetorin e saj të ditelindjes dhe ajo po mendonte të realzionte fustanin e saj te pare. U frymëzua nga Fustani I nuserise I realzuar nga Angelina Jolie e cila kishte dizenjuar vizatimet e femijeve te saj ne te gjithe siperfaqen e fustanit.
Rudina prezanton në studio: Jozefina Maliqaj, regjisore dhe vajza e saj, Grel ( 3 vjeç e gjysmë)
Kompania M & D prezanton produktet e saj kozmetike!
Në këtë pjesë të tretë të programi do flasim për një kompani kremrash që operon prej 10 vitesh në treg. Kremra krejtësisht bimor dhe shumë natyral. Bëhët fjalë pikërisht për linjen e kremrave M & D. Për të folur më gjatë rreth kësja linje kemi të ftuar biologen e kompanisë njëkohëshisht dhe themeluese Nerta Tushe dhe Amarilda Lame që është farmacistë në profesion dhe bashkëpuntore e M & D.
Kompani M & D ka produkte kozmetike 100% Biologjike. Kjo kompani ka mbi 10 vite ne treg dhe operojne në mbi 10 dyqane shumë të suksesshme në gjithë Shqipërinë. Fillimisht linnja është themluar në Athinë ku vazhdon edhe sot laboratori kryesor.
Tek dyqani natyral M & D zhvillojnë një analize të detajuar lekure para se te krolijojne rutinen e përkujdesit për cdo pacient.
Në studio:
Nerta Tushe, biologen e kompanisë njëkohëshisht dhe themeluese kompanisë M&D
Amarilda Lame, farmaciste në profesion dhe bashkëpuntore e M&D