Të ftuar:
Neritan Licaj – Aktor
Holta Licaj – Menaxhere në programe sociale
Ato janë një çift joformalist, të cilët pavarsisht se janë bashkë prej 21 vitesh, preferojnë të mos e quajnë njëri-tjetrin burrë dhe grua.
Bëhet fjalë për Neritan Liçajn dhe bashkëshorten e tij, Holta. Ata ishin sot të ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku treguan se nuk i pëlqejnë traditat pavarësisht se i respektojnë ato. Ndonëse janë ligjërisht të martuar, ato nuk kanë bërë kurrë dasëm dhe nuk mbajnë unaza. Gjatë emisionit ata treguan se janë njohur në janar të 1997, në Akademinë e Arteve dhe se për aktorin Holta ka qenë dashuri me shikim të parë.
“Ne kemi qenë gjithmonë një çift anti-konformist, pa patur asgjë me ata që ruajnë ritualet e mrekullueshme të pirjes së kafeve, shkëmbimit të unazave apo të të bërit të dasmës. Ne të dy nuk kemi qenë tipa të tillë, ne vazhdojmë ta konsiderojmë njëri-tjetrin më tepër si dashnorë dhe jo si burrë e grua. Në vazhdojmë të jemi si ditët e para. Nuk e kemi diskutuar ndonjëherë dasmën, s’jemi tipa të tillë, nuk mbajmë unaza. Ne jemi njohur më 1997, unë isha asistent pedagog dhe Holta ishte studente. Ka qenë Janar kur jemi njohur dhe ishte sezon provimesh. Holta kishte shumë miqësi me studentët e mi. Më bëri përshtypje, ishte njeri plot dritë, e gjallë dhe pyeta një mikun tim për të. I thash: “Shumë tip qenka”. Dhe ai më tha se do ma prezantonte. Dhe ashtu ndodhi. Ishte një goditje dashurie me shikim të parë. I gjeta numrin e telefonit, filluan telefonatat dhe të dalurat për kafe siç ndodh zakonisht. Më pas filluam të frekuentoheshim”, tha aktori.
Ndërkohë Holta zbuloi më tepër detaje nga fillimi i njohjes së tyre teksa shtoi se ka qenë ajo që ka tentuar ta puthë për herë të parë.
“Ne të dy nuk kemi qenë tipa të zakoneve, kemi bashkëjetuar që në vite të hershme, që kur ka qenë e pazakontë bashkëjetesa. Erdhi natyrshëm qëndrimi jonë bashkë, bashkëjetesa dhe celebrimi i cili ka qenë më tepër si gjë që duhej bërë. Ne nuk e kemi ndjekur traditën edhe pse është gjë shumë e bukur. Kam qenë unë ajo që kam vajtur dhe e kam takuar sepse kërkoja regjisorin e shfaqjes. Neritani ishte ndryshe nga djemtë e tjerë, të linte hapsirë. Madje kam qenë unë e para që kam tentuar ta puth, Neri nuk të ngacmonte me fjalë dhe as me veprime”, shtoi Holta.
Igli Mezini – Balerin
Tanja Porja – Meterologe në Meteoalb
Ditët e fundit moti ka qenë i paqëndrueshëm, ç’ka mund të ketë ndikuar edhe në prishjen e planeve.
Por si do të jenë temperaturat gjatë muajve Korrik dhe Gusht? Pikërisht për këtë ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, meterologia Tanja Porja.
Fillimisht ajo foli për parashikimin e motit për ditët e mbetura për muajin Qershor dhe paralajmëroi që çadrat të mbahen me vete.
“Deri në fund të muajit parashikohen reshje shiu, por kjo nuk i prish planet e pushuesve sepse zonat bregdetare kanë qenë kryesisht me diell gjatë gjithë muajit Qershor dhe do të vijojnë të jenë me diell. Edhe sot pjesa më e madhe e bregdetit ka qenë me diell.
Nesër rrezikohet nga shirat Saranda, ndërkohë Vlora, Durrësi, Velipoja dhe Shëngjini janë mundësitë pothuajse zero që të bjerë shi. Por ditët e fundit të Qershorit, përjashtuar ndonjë ditë ku Saranda mund të ketë shira të përkohshëm, pjesa tjetër e territorit, kryesisht zonat lindore dhe qendrore do të kenë shira të përkohshëm.
Fundjavën e ardhshme i gjithë bregdeti do të jetë favorizues për pushuesit.
Temperaturat e natës dhe mëngjesit janë pak më të larta se sa temperaturat tipike të Qershorit dhe të mesditës janë normale.
Katër vitet e fundit stina e Verës ka qenë më e nxehta. Muaji Qershor në këto 4 vite ka patur valë të të nxehtit afrikan. Kjo verë do të jetë lehtësisht më e nxehtë se një Verë normale. Por shirat do të jenë prezente deri në fund të muajit. Këtë muaj është mirë të jemi me çadër me vete. Në fund të muajit, 3-4 ditë do të shkojnë temperaturat deri në 37 gradë”, tha Porja.
Meterologia po ashtu zbuloi parashikimin e motit për muajin Korrik dhe Gusht.
“Në linja të përgjithshmë muaji Korrik është më i favorizuar. Temperaturat do të jenë lehtësisht mbi normën, do shënojnë temperatura mbi 31 gradë celsius në zonat Bajram Curr, Has, Pukë, Fier, Berat e deri në Vlorë e Sarandë. Nuk presim temperatura që të shkojnë mbi 36-37 gradë. Gushti do të jetë diçka më i freskët se Korriku. Temperaturat do të jenë tipike të Gushtit. Do të jenë shumë pranë njëri-tjetrit në aspektin e temperaturave Korriku dhe Gushti. Kjo verë do të jetë komode”, tha Porja.