E kthyer tashmë në një traditë prej 8 vitesh këtë të diel kryeqytetika pritur Maratonën e Tiranës. Nën moton “Run as ONE”, ngjarjamë e madhe sportive në kryeqytetit u mbështet nga lideri i telekomunikacionit One Albania.

Maratona, e cila filloi në sheshin Skënderbej, mblodhi më shumësë 4500 garues nga mbi 50 vende të botës. Pjesëmarrësit kanëgaruar në katër kategori kryesore: Marathon (42.195 km), Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too”. Veç kësaj,gara “Fun Run”, e mbajtur në ditë më parë në 19 tetor, inkurajoi pjesëmarrjen e të rinjve nga shkolla te mesme të Tiranës.

Si një kompani që promovon mirëqenien dhe jetesën e shëndetshme, One Albania iu bashkua këtij eventi prestigjoz qënxit pasionin për sportin dhe aktivitetin fizik. Këtë vit pjesë e garës u bënë edhe një grup profesionistësh nga One Mali i Zi, sëbashku me stafet e One Albania. Çmimi i parë i Maratonës u dhanga drejtori ekzekutiv i One Albania, Brano Djurovic, i cili dha shpërblimin prej 5000 Euro.

“Mbështetja e Maratonës së Tiranës është një mundësi e shkëlqyer për t’u bashkuar dhe për të inkurajuar një stil të shëndetshëm jetese si dhe një kulturë mirëqenieje, disipline dhearritjeje. Ne jemi krenarë që në këtë garë morën pjesë kolegë nga Shqipëria, por edhe nga Mali i Zi.

Kjo sfidë veçse nxit shpirtingarues, në vetvete është edhe një shanc për të ndarë bukurinë dheenergjinë e kryeqytetit.”, u shpreh Djurovic. 

Përveç vendit të parë të Maratonës, One Albania ka ofruar çmime për vendet e para në disa kategori të tjera.

Si sponsori i përgjithshëm, One Albania vijon të mbështesë ngjarje dhe evenimente sportive, duke prezantuar më së miri përkushtimin ndaj mirëqënies së komunitetit dhe motivimin e pjesëmarrësve për të sfiduar veten dhe tejkaluar kufijtë personalë.