Rusia nisi një valë tjetër sulmesh në Ukrainë një ditë pasi hodhën më shumë 200 dronë e raketa, një ndër sulmet më të mëdha ajrore. Të paktën katër persona u vranë gjatë natës dhe forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës thonë se i gjithë vendi është nën kërcënimin e një sulmi me armë balistike. Një hotel u shkatërrua në qytetin qendror të Ukrainës, Kryvyi Rih, ndërsa dy prej personave humbën jetën nga sulmet me dron në qytetin e Zaporizhzhia.
Sistemet e mbrojtjes ajrore të rajonit të Kievit u vendosën disa herë gjatë natës për të zmbrapsur raketat dhe dronët që synonin kryeqytetin ukrainas. Dëshmitarët e Reuters raportuan të paktën tre raunde shpërthimesh gjatë natës në Kiev. Ukraina rrëzoi pesë raketa dhe 60 dronë gjatë sulmit të Rusisë. Në total ushtria ruse lëshoi 10 raketa dhe 81 dronë. Shpërthime u raportuan gjithashtu në rajonet e Kievit, Sumy, Khmelnytsky dhe Mykolayiv.
Të hënën, shtatë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi më shumë se gjysma e rajoneve të Ukrainës u sulmuan nga dronë dhe raketa. Sulmet vijnë tre javë pasi filloi inkursioni i Ukrainës në rajonin e Kurskut të Rusisë dhe Moska është zotuar të hakmerret.
Breshëria e fundit vdekjeprurëse e raketave dhe dronëve të lëshuara nga Rusia – dëshmon pse Ukraina ka nevojë për ndihmë shumë më të madhe nga aleatët perëndimorë,. Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky ka kërkuar sërish ndihmë nga partnerët britanikë, amerikanë dhe të tjerë që duhet të japin leje për Ukrainën që të përdorë armë me rreze të gjatë të prodhimit perëndimor për të goditur vendet e magazinimit të municioneve, aeroplanët dhe fushat ajrore brenda Rusisë.
Por nëse sulmet masive ajrore vazhdojnë të fillojnë, Presidenti Zelensky thotë se duhet të ketë një përpjekje më të koordinuar dhe të bashkërenduar për të ndaluar raketat dhe dronët e Rusisë që vrasin civilë dhe dëmtojnë infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Për shumë analistë është e qartë se objektivi kryesor i këtij sulmi është infrastruktura energjetike, por kjo është gjithashtu një përpjekje e Moskës për të goditur rezervat e Ukrainës.
Klan News