Për herë të parë që nga nisja e luftës, Rusia ka përdorur një raketë balistike ndërkontinentale për të sulmuar Ukrainën. Goditja kishte në shënjestër infrastrukturën në qytetin e Dnipros dhe u lëshua nga rajoni i saj jugor Astrakhan.
Raketat balistike ndërkontinentale kanë një rreze veprimi prej mijëra kilometrash. Përdorimi i kësaj arme ishte në përgjigje të sulmit të Kievit pasi lëshoi raketat amerikane ATACAMS për të goditur brenda territorin rus.
Ndërkohë, teksa tensionet mes dy vendeve mbeten të larta, një fragment nga libri i ardhshëm i ish-kancelares gjermane Angela Merkel ka shpjeguar kundërshtimin e saj ndaj dëshirës së Ukrainës për t’u bashkuar shpejt NATO-s gjatë mandatit të saj në detyrë. Ajo ka thënë se i druhej një përgjigje ushtarake nga Rusia.
Në libër, ajo tregon shqetësimet e saj për marrëdhëniet e Kievit me Rusinë, megjithëse presidenti i atëhershëm ukrainas Viktor Jushçenko kishte kërkuar lidhje më të ngushta me Evropën. Ajo pohon gjithashtu se në atë kohë, vetëm një pakicë e popullsisë mbështetën anëtarësimin në NATO.
Klan News