Samiti vjetor i Kombeve të Bashkuara për klimën po mbahet ne Azerbajxhan, pas një viti fatkeqësish natyrore në shumë vende të botës.

Delegatë nga rreth 200 vende do të jenë në forumin dy-javor COP29 në kryeqytetin Baku.

Fitorja e Trump shihet si një pengesë e madhe për përparimin si në uljen e emetimeve ashtu edhe në mbledhjen e fondeve. Presidenti i zgjedhur i SHBA-së i ka quajtur përpjekjet për energjinë e gjelbër një “mashtrim”.

Bisedimet COP29 vijnë në një kohë ku viti 2024 është në rrugën për të thyer rekorde të temperaturës. Negociatorët kërkojnë rritjen e objektivit prej 100 miliardë Dollarësh në vit për vendet në zhvillim. Kush do të paguajë dhe kush mund të ketë akses në fondet janë disa nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes.

Mukhtar Babayev sapo është zgjedhur president i COP29 që do të thotë se ai tani është përgjegjës për të siguruar një marrëveshje në dy javët e ardhshme. Në samit vendet duhet të dorëzojnë së shpejti planet e tyre të fundit të veprimit për klimën dhe disa vende në zhvillim duan të shohin premtime për më shumë para për t’i ndihmuar ata të përmbushin qëllimet e tyre.

Ndërkohë Presidenti amerikan Joe Biden dhe kancelari gjerman Olaf Scholz po qëndrojnë larg bisedimeve.

Klan News