Deri në 300 miliardë dollarë në vit deri në 2035 është fondi që do të jepet si ndihmë financiare për vendet në zhvillim, në mbështetje të projekteve për shkëputjen e varësisë nga nafta dhe karburantet fosile.
Kjo është marrëveshja përfundimtare që u arrit mes 200 vendeve pas dy javësh bisedime të vështira në samitin ”COP29” në Baku të Azerbajxhanit. Kontributi do të jepet kryesisht nga vendet e zhvilluara. Marrëveshja megjithatë la të pakënaqur shumë vende në zhvillim të cilët kishin kërkuar 1.3 trilionë dollarë, 4 herë më shumë se fondi për cilin u ra dakord.
India, Nigeria apo Kuba thanë se kjo shumë ishte shumë e pakët për t’u përballur me sfidën e reduktimit të përdorimit të karburanteve fosile, që u kushtojnë shtrenjtë ekonomive të tyre.
Ndërsa përfaqësuesi i Bashkimit Europian tha se kjo marrëveshje hapte një epokë të re në luftën kundër ngrohjes globale. Ndërsa presidenti amerikan Joe Biden, përmes një deklarate për shtyp të publikuar nga Shtëpia e Bardhë tha se askush nuk e ndal dot revolucionin drejt një energjie të pastër.
Tv Klan