Në prag të festave të fudnvitit, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë nismën ”Santa is comming to Tirana”. Kjo nismë synon mbështetjen e fëmijëve me pamundësi ekonomike në shpërndarjen e dhuratave për festat e fundvitit në 13 njesi administrative të Tiranës.
Janë shpërndarë dhurata dhe ndihma të ndryshme duke përfshirë lodra, ushqime dhe materiale të nevojshme për familjet. Santa, i shoqëruar nga një ekip animatorësh, ka filluar vizitat në njësitë e kryeqytetit me një kamion të dekoruar posaçërisht për këtë rast, duke shpërndarë jo vetëm dhurata, por edhe një atmosferë të ngrohtë dhe festive.
Fëmijët kanë pasur mundësinë të bëjnë foto me Santan, të marrin pjesë në lojëra argëtuese dhe të këndojnë këngë festive. Kjo iniciativë synon të bëhet një traditë e përvitshme, një simbol i solidaritetit dhe përkushtimit ndaj më të vegjëlve që kanë nevojë për mbështetje./tvklan.al