Marrëdhëniet diplomatike midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara u përkeqësuan gjatë dekadës së fundit, me dëbime të ndërsjella diplomatësh.
Por me takimin e fundit në Stamboll mes diplomatëve ruse dhe amerikanë rreth operacioneve të ambasadave të tyre përkatëse në Moskë dhe Uashington ka shenja të qarta të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike .
Presidenti rus së fundmi ka emëruar Aleksandër Darchiev, një diplomat i njohur si ambasadorin e ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rusia nuk ka pasur ambasador në Uashington që nga Tetori i kaluar, kur i dërguari i mëparshëm, Anatoly Antonov, la postin e tij.
Darchiev, 64 vjeç, ka shërbyer dy periudha të gjata në ambasadën e Rusisë në Uashington dhe ka qenë ambasador në Kanada nga 2014 deri në 2021.
Takimi gjashtë-orësh në Stamboll të enjten e kaluar, ku delegacionet punuan në përpjekje për të rivendosur funksionimin normal të ambasadave të tyre pas vitesh dëbimesh kokë më kokë, ishte shenja e fundit e shkrirjes së akullit midis dy vendeve.
Presidenti Donald Trump ka ndryshuar politikën për luftën në Ukrainë, duke hapur bisedimet dypalëshe me Moskën dhe duke ndërprerë ndihmën ushtarake për Kievin pas përplasjes me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar.
Klan News