Botërori i vitit 2030 duket se nuk ka të ndalur me risitë. Pas shtrirjes së saj në tre kontinente të ndryshme, ky kompeticion mund të pësojë në zgjerim tepër të madh të kombëtareve pjesëmarrëse.

Sipas asaj që raportohet nga agjencia e lajmeve Reuters, FIFA do të shqyrtojë një propozim për të zgjeruar Kupën e Botës në 64 përfaqësuese për të shënuar kështu 100 vjetorin e ngjarjes më të rëndësishme të futbollit.

Një fakt që ka lënë të habitur organizmin e futbollit botëror, ndërsa presidenti Gianni Infantino ka konfirmuar se ky është një propozim interesant që duhet analizuar më nga afër. Kupa e Botës 2030 do të mbahet në Marok, Spanjë dhe Portugali, me Argjentinën, Paraguajin dhe Uruguain, ku u organizua edicioni inaugurues, që do të presë tre ndeshje.

Duke nisur nga kompeticioni i ardhshëm, Kupa e Botës 2026 do të luhet mes 48 ekipeve, turne që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

Klan News