Hamasi i përgjigjet kërcënimeve izraelite dhe amerikane për lirimin e menjëhershme të pengjeve. Sipas militantëve të grupit, çdo përshkallëzim ushtarak izraelit kundër palestinezëve do të çonte në vrasjen e disa pengjeve. Ata deklaruan se kërcënimet izraelite për luftë dhe bllokadë nuk do të sigurojnë lirimin e pengjeve. Konfirmuan edhe një herë se janë gati për të gjitha mundësitë, përfshirë rifillimin e luftimeve.

Presidenti Trump, lëshoi një paralajmërim për Hamasin ku tha se asnjë anëtar i Hamasit nuk do të jetë i sigurt nëse nuk bëni siç them unë. Izraeli ka bërë të ditur se Hamasi mban ende 59 pengje që mbahen në Gaza, ku 24 besohet se janë gjallë. Në mesin e robërve janë edhe shtetas amerikanë.

Faza e parë e armëpushimit përfundoi me 1 mars dhe Izraeli që atëherë ka vendosur një bllokadë totale për të gjitha mallrat që hyjnë në Gaza, duke kërkuar që Hamasi të lirojë pengjet e mbetura pa filluar negociatat për t’i dhënë fund luftës.

Klan News