Një 61-vjeçar është kapur në flagrancë nga policia në Sarandë, pasi ishte duke shitur celularë, aksesorë dhe ora dore kontrabandë.

61-vjeçari me inicialet B.Ç, banues në Finiq, akuzohet për veprat penale “Tregtimi i mallrave kontrabandë”, “Ruajtja e mallrave kontrabandë”, “Punësim i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrim i aktivitetit tregtar të paregjistruar në organet tatimore”.

Policia sekuestroi 134 celularë, mbi 350 aksesorë celularësh dhe ora dore të markave të ndryshme, të cilat kapin vlerën në total rreth 20 mijë Euro.

/tvklan.al